EBU përjashton Shqipërinë dhe Kosovën
1 min readDy Federatat e boksit profesionist ajo e Kosovës dhe Shqipërisë janë larguar nga anëtarsitë e Federatës më të madhe evropiane EBU. Ky lajm i keq erdhi me 11 qershor nga kongresi i mbajtur i EBU-së në Bruksel. Të gjithë anëtarët e EBU-së votuan unanimisht kundër Federatave tona pasi nuk i kishin paguar obligimet e tyre.
Pas përfundit të kongresit, Sekretarja gjenerale Enza Marchionne Jacoponi, njoftoi të gjitha federatat evropiane se Kosovës dhe Shqipërisë nuk i lejohet pjesëmarrja në boksin profesionist.
Shqipëria kishte formuar Federatën e boksit Profesionist me 2007, atë botë ishte Yll Ndroqi që u zgjedh kryetar, Hamdi Uka nënkryetar, ndërsa Anila Qato sekretare.
Ky lajm shokues është shumë i keq për Kosovën e cila në vitin 2009 formoi Federatën e parë të boksit profesionist duke u zgjedhur kryetar Bekë Zeka, nënkryetar Muharrem Gjocaj, sekretar Faruk Kaliqani etj. Po atë vit u pranua si anëtare e re në EBU. Një vit më vonë me 2010 u pranua me të gjitha drejtat si dhe drejtë vote si të gjitha anëtaret e tjera evropiane. Tashmë pas 6 viti e gjysmë kësaj historie të shkëlqyeshme ndalet në gjysmë.
Anëtarët e rinjë që janë zavendësuar janë: Latvia, Luxemburgu, Bosne e Hercegovina, Romania dhe Lituania.
www.kosovaboxing.org
19 qershor 2016