RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Tatli mbron titullin EBU me 13 gusht kundër spanjollit Cristian Morales

1 min read

Edis TatliBoksieri më i mirë i vitit 2015 nga Kosova Boxing, Edis Tatli do të mbroj titullin e kampionit evropian në versionin EBU me 13 gusht në Savolinna të Finlandës. Tatli (27-1, 9 KO) përball do ta ketë spanjollin Cristian Morales (14-1-1, 4 KO).

Kjo do të jetë mbrojtja e dytë e titullit EBU për Tatlin. Titullin më të vlefshëm të kontinentit të vjetër e fitoi vitin e kaluar duke mposhtur franqezin Yvan Mendi me vendim unanim pas 12 raundeve, ndërsa e mbrojti një herë kundër italianit Massimiliano Ballisai.

Tatli renditet lartë në ranglistat botërore. Ai renditet i 6-ti në WBC dhe i 7-ti në IBF, dhe mund që nga fundi i vitit të sfidoj titullin e kampionit të botës në njërën nga këto dy federata ku kampion janë malazesi Dejan Zlaticanin në WBC dhe amerikani Rances Barthelemy në IBF.

Kosovaboxing.org
20 qershor 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.