Fabiana Bytyqi mbron titullin WBC Youth me 26 qershor
1 min readBoksierja jonë e sukseshme Fabiana Bytyqi (7-0, 2 KO) do të mbroj titullin e kampiones së botës për te reja “WBC Youth” me 26 qershor në qytetin Usti Nad Labem në Çeki. Bytyqi përball do të ketë boksierën nga Tanzania, Halima Vunjabei (3-2-1, 2 KO).
Kjo do të jetë mbrojtja e parë e titullit për Fabianen prej se e fitoi me 5 mars të këtij viti. Ajo pati mposht bullgaren Teodora Bacheva (4-3, 1 KO) me vendim unanim pas 10-raundeve.
Në këtë ngjarje do të paraqitet edhe vëllai i Fabianes, Sebastian Bytyqi. Sebastiani (7-0, 6 KO) akoma nuk iu ka caktuar kundërshtari por kjo pritet të ndodh në ditët në vijim.
Të dytë janë shpresa të mëdha të boksit në Çeki ku edhe e zhvillojnë boksin, por që te dytë krenohen me origjinën e tyre shqiptare. Babai Fabiani dhe babëgjyshi Umberto, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të madh në çeshtjen shqiptare.
Artan Vërbica
21 qershor 2016