Sebastian Bytyqi mëson kundërshtarin, ai do të jetë Norbert Gluck
1 min readSot në adresë të Kosova Boxing ka ardhur konfirmimi se cili do të jetë kundërshtari i radhës për Sebastian Bytyqin. Bytyqi (7-0, 6 KO) me 25 qershor në Usti Nad Labem do të takohet me hungarezin Norbert Gluck. Gluck (7-2, 4 KO) renditet i 377-ti në botë sipas boxrec.com.
Dueli Bytyqi dhe Gluck do të zhvillohet në 6 raunde.
Ndërsa për paralajmërimin e duelit Fabiana Bytyqi dhe Halima Vunjabei, kjo e fundit mund të mos boksoj me Fabianën, për shkak të problemit të saj me paisjen me vizë, por gjithçka do të mësohet në ditët në vijim.
E falenderojmë babain e Fabianës dhe Sebastianit, Fabianin për informatat ekskluzive që i sjell për Kosova Boxing.
Kosovaboxing.org
21 qershor 2016