RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Terbunja i gatshëm të rikthehet në pedistialin e më të mirëve

1 min read

Matjet Zyrtare nga New York: Terbunja 77.1 kg, Dardar 76.2 kg

terbunja 5

New York, 16 qershor 2016 – Naim Terbunja këtë fundjavë në Paramount Theatre në Huntington të New York-ut, do të ballafaqohet me amerikanin, Lanny Dardar. Meçi do të zhvillohet në 6 raunde. Në matjet zyrtare Naim Terbunja doli të jetë 77.1 kg, ndërsa kundërshtari i tij, Lanny Dardar doli të jetë 76.2 kg. 

Terbunja 2TerbunjaTerbunja është përgatitur maksimalisht për këtë meç. Ai për sparring partner ka pasur disa boksier cilësor si boksierin që për herë të dytë do të jetë pjesëmarrës në Lojrat Olimpike, Kennedy Katende. Katende është nga Suedia dhe shquhet si boksier cilësor. Ai është pjesëmarrës edhe në ligën WSB – “World Series Boxing”, i cili ka bilanc prej 11 fitoresh dhe 2 humbjesh, dhe do të jetë pretendent për medalje olimpike. Terbunja krahas Katendes ka pasur për sparring partner të pamposhturin në kategorinë gjysëm të rënd, Sean Monoghan (27-0, 17 KO) i 7-ti në WBC, i 5-ti në WBA, i 4-ti në IBF.

“Kam punuar shumë për rikthimin tim. Shpresoj gjithçka të shkon sipas planit. Pres që nesër mbrëma të dal triumfues” theksoi Terbunja për Kosova Boxing.

Terbunja deri më tani ka zhvilluar 8 meçe, ku ka shënuar shtatë fitore dhe ka një humbje. Ndërsa kundërshtari i tij, Lanny Dardar ka bilanc prej 3 fitoresh (1 KO), 5 humbje dhe 2 barazime në 10 meçe profesioniste.

Artan Vërbica
16 qershor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.