Balla pëson në meçin për titullin WBO-Oriental
1 min readVictoria, Australi, 11 qershor 2016 – Talenti me origjinë shqiptare, Ibrahim Balla (9-1, 6 KO) ka pësuar humbje në meçin e tij të dhjetë profesionist të zhvilluar në Victoria në Australi. Pjesëmarrësi i Lojrave Olimpike “Londra 2016” humbi betejën ndaj filipinezit, Neil John Tabanao (13-1-0, 9 KO) me nakaut teknik në raund të tretë.
Dueli i cili i ishte i vlefshëm për titullin WBO-Oriental, i shkoi për së miri Tabanaos, i cili në raundin e tretë u tregua i shkathët dhe vetëmohues. Ai goditi fortë me kroshe të majtë Ballën duke e hedhur në dysheme. Balla u ngritë dhe vazhdoi, por ishte Tabanao i cili reshtazi goditi dhe me një aperkat përfundoi meçin.
Shpresojmë që Balla të marrë mësime nga kjo humbje dhe në duelet e radhës të rikthehet më i fortë. Ai ka të paralajmëruar meçin e radhës me 13 gusht.
Kosovaboxing.org
14 qershor 2016