RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Haxhi Krasniqi kundër Juergen Doberstein me 15 korrik

2 min read

Krasniqi vs. DoberstainSfida e radhës për Haxhi Krasniqin do të jetë kazaku me nënshtetësi gjermane, Juergen Doberstein. Ky meç do të zhvillohet me 15 korrik në Saaranald të Gjermanisë. Dueli nuk do të jetë aspak i lehtë për boksierin tonë, ku ky meç do të jetë në shtëpin e Dobersteinit dhe nën organizimin e tij “Doberstian Promotion”. Por, Krasniqi i pa trembur me guxim të plotë ka pranuar sfidën duke synuar fitoren ndaj tij.

Meçi do të jetë i vlefshëm për dy titujt botëror, WBA Inter-Continental që është pronë e Doberstain, dhe titullin vakant WBO Inter-Continental në kategorinë super të mesme.

Kjo do të jetë përballja e tretë për Krasniqin në kategorinë e tij të re, super të mesme. Ai më parë mposhti çekun Vaclav Polak me dorëzim në raund të dytë, dhe turkun Cagri Ermis me vendim unanim.

Krasniqi (45-4-0, 17 KO) i cili ka sfidur dy herë titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysëm të rënd, kësaj radhe ndaj Doberstein (20-2-1, 6 KO) me fitore ndaj tij pritet të futet në TOP-15 në dy versionet, WBA dhe WBO. Doberstain renditet i 11-ti në WBA dhe 15-ti në WBO.

Që nga humbja ndaj Jueregen Brahmer në mars të vitit të kaluar për titullin e botës, Krasniqi ka ndëruar konceptin dhe ka analizuar mirë gabimet, dhe ai këto gabime nuk dëshiron ti përsërit dhe t`ia lenë rastit. Ai gjatë fundvitit të kaluar ka stërvitur në kampet më të njohura në Amerikë, si në Ohio, Las Vegas, Filadelfija, etj. Duke parëshikuar mundësit dhe rastet që do ti vijnë ai muajin e kaluar e kaloi në Kanada, gjegjësisht në qytetin e boksit Quebec. Aty ka pasur mundësin të sparringoj me shumë fëtyra të njohura botërore si, Artur Beterbiev (10-0, 10 KO). Beterbiev është dy herë kampion evropian (2006 dhe 2010) dhe një herë botëror (2007) dhe i treti me (2009). Ai shquhet si rivali kryesor që do të mund të sundoj kategorinë gjysëm të rënd në të ardhmen.

“Me padurim kam pritur këtë përballje. Doberstein është boksier i mirë, por unë kam stretegjinë time ndaj tij dhe do t`a mposhti me 15 korrik. Jam në formën e jetës” theksoi Krasniqi javë më parë nga Kanadaja, Krasniqi për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
7 qershor 2016 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.