RTK

RTKLive
18 Maj, 2024

Terbunja po i afrohet kreut, shkëlqen me fitore ndaj franqezit Castegnaro

3 min read

Shkruan: Artan Vërbica
Foto: Kosova Boxing

terbunja-sPalestra Hovet, Stokholm, Suedi, 10 shtator 2016 – Naim Terbunja ka vazhduar me fitore këtë vit duke mposhtur çdo kundërshtar. Ai kësaj radhe mposhti boksierin me shumë përvojë, franqezin Baptiste Castegnaro me vendim unanim pas 6 raundave. 

Kundërshtari i Terbunjes, Castegnaro para se të ballafaqohej me Terbunjen kishte bilanc prej 8 fitoresh (4 KO) dhe 8 humbje, ndërsa që Terbunja i shfaqi humbjen e nëntë në karrierë. Të gjitha humbjet e pësuara Castegnaro i ka me vendim të gjyqëtarëve dhe jashtë shtetit të tij, Francës. Pra, mund të vlerësojmë se kjo fitore është e vlerësuar lartë nga boksieri ynë ku njëkohësisht u ngritë lartë në entin e statistikave të boksierëve BoxRec.com në kategorinë super të mesme nga pozita 265-të në 142-in. 

Dueli Terbunja dhe Castagnero u përshkrua me shumë gjuajtje nga dy boksierët, por që ishte Terbunja më i mirë dhe më konkretë duke fituar pastër thuajse të gjitha raundet. Raundi i parë ishte i matur nga dy boksierët, por që Terbunja punoi më shumë nga fundi i raundit duke fituar raundin. Terbunja 10-9 Castegnaro

Në raundin e dytë u pa që Terbunja është një nivel më i lartë. Ai pati disa goditje të bukura ku u shqua krosheja e tij e majtë dhe goditja në trup me të djathtën.
Terbunja 20-18 Castegnaro

Në raundin e tretë tempi i meçit ishte më i ngadaltë. Castegnaro herë pas herë sulmonte por që mbrojtja e Terbunjës ishte mjaft efektive ku të gjitha goditjet mbuloheshin mirē nga boksieri ynë. Edhe këtë raund Terbunja e fitoi, me një strategji ndryshe nga dy raundet e para me kundër goditje. Terbunja 30-27 Castegnaro

Raundi i katërt ishte më i bukuri i meçit. Terbunja shkëlqeu në çdo aspekt. Herë pas herë pati rastin edhe të përfundoj këtë meç para kohe, por Castegnaro një kundërshtar me përvoj diti ti shmangej dhe ishte i papërshtatshëm.
Terbunja 40 – 36 Castegnaro 

Pas një raundi të mirë raundi i pestë kaloi më i qetë. Ky raund ishte më i miri i Castegnaros. Ai kuptoi se vetëm fitorja me KO do ti sjellē fitoren duke dhënë gjithçka nga vetja, por Terbunja sukseshëm u mbrojtë dhe pati sikurse në raundin e tretë disa kundë goditje ku mund të themi se raundi ishte i barabartë, sepse Castegnaro punoi shumë me agrasivitet ndërsa Terbunja arriti goditje të ketë të sakta.
Terbunja 50-46 Castegnaro

Raundi i fundit nuk solli më shumë se tjerët. Terbunja kërkoi fitoren me ndërprerje ndërsa Castegnaro e kishte kuptuar që ka humbur meçin dhe ai ishte i interesuar vetëm të mbahet deri në fund. Raund i përkryer nga Terbunja duke fituar meçin.
Terbunja 60 – 55 Castegnaro 

Tërbunjës i munguan disa goditje kombinative që nuk arriti ti lidhë ashtu siç duhet dhe me direktë të majtë punoi pak . Por, funksinoi suksshëm krosheja e tij e majtë dhe goditja në trup me të djathtën. Është vetëm meçi i tretë i Terbunjes këtë vit dhe fitorja e tretë e tij. Ka akoma vend për përparim duke pasur parasysh se ishte inaktivë për dy vite me lëndimet që ka pasur dhe mund të jemi të kënaqur me fitoren e arritur. 

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.