RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Golovkin vjen nga një planet tjetër

2 min read

golovkin-vs-brookFuqia e Genady Golovkin duket që nuk i përngjanë një njeriu të zakonshem dhe se duket që ai vjen nga një planet tjetër. Ai këtë dëshmoi këtë fundjavë me fitoren e tij edhe ndaj britanikut Kell Brook duke e mposhtur me nakaut teknik në raund të pestë. Me këtë fitore Golovkin arriti fitoren e 36-të në karrierë në po aq meçe të zhvilluara, 33 me ndërprerje. Edhe pse disa e quajnë këtë fitore ndaj një një boksieri jo të kategorisë së tij, siç ishte Brook, i cili u ngritë në dy kategori më lartë vetëm se të mposht kazakun, kjo ishte e pa mundur sepse grushtët e hekurtë të Golovkin, vështirë ishin të përballoheshin. Për Brook kjo ishte humbja e parë në karrierë karshi 36 fitoreve (25 KO).

Zhvillohej raundi i pestë kur erdhi në shprehje fuqia e Golovkin ku Brook edhe pse duronte grushtet dhe nuk dorëzohej, në atë moment reagoi trajneri i Brook, i cili gjuajti rizën duke dorëzuar meçin. Disa e gjykuan pse e bëri atë punë, por ai bëri atë që duhej sepse po të vazhdonte akoma, pasojat e Brook do të ishin më të mëdha, ndërsa që pas meçit u kuptua që Brook kishte të thyer arkadën e majtë. Brook mori respektin nga bota për dy gjëra, për guximin të përballet me Golovkin, por edhe boksimin që e bëri ndaj tij duke fituar një raund të dytin dhe duke luftuar gjatë gjithë kohës.

Kjo fitore ngritë akoma reputacionin dhe popullaritetin e Golovkin, por koha është që Golovkin të ngritet në kategorinë e gjysëm të rëndë dhe të boksoj me fituesin e meçit të 19 nëntorit, Andre Ward apo Sergey Kovalev, për tu dëshmuar që ai është më i miri boksier në planet.

Cili do të jetë i ardhshmi, mbetët të shihet, por Golovkin është i pathyeshëm në kategorinë e tij të mesme dhe secili që ia mësyn këtij djaloshi do ta gjenë e njejta sikurse të tjerët që pësuan. Canelo Alvarez iu shmang dyluftimit, përmendet që mund të jetë i ardhshmi Chris Eubank Jr, Daniel Jacobs apo Billy Joe Saunders, por jam i bindur që asnjëri prej tyre nuk do të ketë rast që të fitojnë.

Artan Vërbica
14 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.