Dardan Morina nakauton edhe kampionin e botës në ISKA, Björn Arvesenin në raund të tretë
1 min readDeutschen Theater, Munih, Gjermani, 10 shtator 2016 – Dardan Morina ka vazhduar me triumfet e tij, ku arriti me suksesë të mbrojë titullin e kampionit të botës në tajboks në versionin WKU deri 76 kg. Morina kundërshtar e pati suedezin Bjorn Arvesen, njëherit kampionin e botës në versionin ISKA. Arvesen kishte udhëtuar në Gjermani ti marrë edhe titullin WKU, Morinës, por që për Suedi iu deshtë të kthehet i
mposhtur ku Morina arriti ta mposht me nakaut në raund të tretë. Zhvillohej raundi i tretë ku Morina me aftësinë e tij arriti të plasoj kroshen e majtë duke e dërmuar Arvesenin i cili ra në dysheme duke mos arritur të zgjohet dhe të vazhdoj meçin.
Morina po vazhdon të shkëlqej këtë vit. Ai këtë vit ka zhvilluar tre meçe, të tre i ka fitore, duke mposhtur Jack Fallon me vendim unanim pas pesë raundeve, pastaj Sean Campbell me nakaut dhe ja tani vjen fitorja e tretë ndaj Björn Arvesen poashtu me nakaut.
Deri në fund të vitit Morina pritet të ketë edhe një paraqitje ku së bashku me ekipin e tij promovues Steko dhe televizionin SAT 1 priten të gjejnë orarin e përshtatshëm.
Kosova Boxing / 12 shtator 2016