RTK

RTKLive
14 Gusht, 2022

Terbunja për t`ju revanshuar Escaleras

2 min read

naim terbunja 1Naim Terbunja është duke pritur nëntë muaj për t`ju revanshuar për humbjen amerikanit Jason Escalera. Terbunja i cili humbi papritur në korrik të vitit të kaluar nga Escalera me vendim të një anshëm, është fokusuar që të kthej krenarin e tij. “Kam pritur gjatë. Nuk kam mundur të jem i qetë dhe akoma me dhemb ajo humbje e padrejtë që ishte ndaj meje, ku dy gjyqëtarë i dhanë fitoren atij me 57-56, ndërsa njëri të barabartë” tha Terbunja për Kosova Boxing.

Ndryshe nga hera e kaluar kur përballja Terbunja dhe Escalera u zhvillua në gjashtë raunde, kësaj here do të zhvillohet në tetë raunde.

Pjesëmarrësi i Lojrave Olimpike “Pekini 2008” dhe fituesi i “Daily News Golden Gloves” dhe “National Golden Gloves” me 2010, dhe me bilanc prej 7 fitore dhe një humbje në boksin profesionist, pretendon ngritjen sa më të lartë në ranglistat botërore. Terbunja i cili renditet i 206 në boxrec, dhe Escalera i 112-ti, pretendon që me fitore eventuale ti rrëmbej këtë pozitë dhe të vazhdoj të tregoj vlerat e tij në të ardhmen.

Escalera nga triumfi ndaj Terbunjes ka arritur të shënoj një fitore dhe një humbje. Ai mposhti hungarezin Norbert Nemesapati i ciili ishte i pamposhtur 14-0 (13 KO) me vendim unanim në tetë raunde, ndërsa pësoi nga suedezi Badou Jack me vendim unanim në dhjetë raunde. Escalera ka bilanc prej 15 fitore (12 KO) dhe tre humbje.

Dueli Terbunja dhe Escalera do të zhvillohet në Paramount Theatre, Huntington në New York me 18 prill si parameç i Joe “Irish Bomber” Smith dhe Corry “Black Ice” Cummings.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.