RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Tatli sfidon titullin e kampionit evropian me 25 prill

2 min read

Prizrenasi, Edis Tatli sfidon titullin më të çmuar evropian, atë të EBU-së kundër kampionit aktual, italianit Emiliano Marsili

Përgatiti: Artan Vërbica

TatliPasi nuk arriti të fitoj titullin e kampionit të botës ndaj kubanezit Richard Abril, ai nuk do të vajtojë shumë këtë humbje duke kërkuar sfida të tjera. Dhe tani, me 25 prill në Hartwall Arena në Helsinki do të sfidon titullin më të çmuar të kontinentit të vjetër, të versionit EBU.

Tatli përballë do të ketë italianin Emiliano Marsili, i cili është pamposhtur në 32 meçe profesioniste deri më tani. Ndërsa Tatli ka bilanc prej 24 fitore (8 KO) dhe vetëm një humbje.

Marsili ka rekord prej 31 fitore (14 KO) dhe vetëm një barazim për gjatë karrierës së tij 12-vjeçare në boksin profesionist. Marsili titullin e kampionit evropian e fitoi me 2013 ndaj spanjollit Luca Giacon duke e mposhtur me nakaut teknik në raund të dytë. Pas këtij triumfi madhështor Marsili mbrojti titullin EBU plotë pesë herë ndaj kundërshtarëve të denjë si David Kis, Pasquale Di Silvio, Benoit Manno dhe Gyorgy Mizsei Jr, dy herë.

Tatli vs. FroachPor, Tatlin dhe kampin e tij nuk e frikësojnë këto rezultate brilante të italianit. Sikurse Marsili, edhe Tatli tashmë ka krijuar përvojën e tij dhe ishte shumë pranë që me 20 shtator të vitit të kaluar të fitoj titullin e kampionit të botës, ku për një nuancë të vogël e humbi përballjen, edhe pse duhet të theksojmë që edhe Abril nuk ishte diç më i mirë, por për ti marrë kurorën kampionit të botës duhet më shumë të dëshmohesh.

Tatli është duke u përgatitur për këtë përballje në Los Angjelos të SHBA-ve, në “Wild Card Boxing Club” në klubin e trajnerit të famshëm, “Hall of Fame”, Freddie Roach aty ku stërvitet edhe boksieri i madh, filipinasi Manny Pacquiao. Dhe jo rastësisht Tatli gjendet në Los Angjelos ku është zgjedhur nga ekipi i Pacquiaos për sparring partner. Kjo ka domethënje të madhe ku Edis Tatli vs. Bob ArumTatli ka hyrë në rrethin e më të mirëve dhe më të famshmëve në botë. Krahas Pacquiaos, Tatli në Wild Card është duke stërvitur edhe me ish-kampionët e botës si Ruslan Provdnikov, Brandon Rios, etj. Poashtu Tatli ka pasur takim edhe me promoterin e njohur Bob Arum, dhe shumë lehtë Tatli në të ardhmen do të mund të marrë ndonjë ofertë nga ekipi i tij Top Rank për ndonjë meç në të ardhmen.

Kosova Boxing është mediumi i parë shqiptar i cili që nga fillimi ka përkrahur boksierin tonë duke besuar në talentin e tij, që një ditë do të jetë ndër më të mirët në botë. Dhe sot Tatli po dëshmon këtë gjë.

www.kosovaboxing.org

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.