RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Edmond Zefi boksieri më i mirë i turneut “EPOPEJA E DUKAGJINIT”

2 min read

edmond zefiPejë, 28 mars 2015 – Boksieri perspektiv nga klubi i boksit Peja, Edmond Zefi është shpallur boksieri më i mirë i turneut tradicional “Epopeja e Dukagjinit”. Zefi përball pati Nikolla Arsovski nga Maqedonia, të cilin shpalosi vlerat e talentit perspektiv për të ardhmen.

Tekniku më i mirë u zgjodh Rexhildo Zeneli nga Shqipëria. Zeneli ishte më i mirë se boksieri i klubit të boksit Besa

Ardit Delijaj 2ZeneliNaser Shalae Pejës, Dielli Vranoci. Edhe përkundër humbjes së Vranocit, ai pati guximin ti dal para boksierit me më përvojë Zeneli, i cili la gjurmë se do të përparoj për të ardhmen.

Çifti më luftarak u zgjedh ai ndërmjet boksierit nga klubi i boksit Besa, Ardit Delijaj dhe Izmir Alija nga Shqipëria. Të dytë treguan meç të bkur dhe luftuan gjatë gjithë kohës, ndonëse Delijaj fitoi me meritë në fund me vendim 3 me 0 të gjyqëtarëve.

Boksieri më perspektiv u zgjodh boksieri nga Maqedonia, Goce Janjevski nga Maqedonia. Ai mposhti boksierin kosovar Blerim Bajramin me vendim të gjyqëtarëve.

Meç të bukur shpalosi edhe boksieri prizrenas Naser Shala i cili mposhti boksierin nga Maqedonia, Muhamet Kadria. Grushtet e forta të Shalës nuk arriti ti duroj maqedonasi. Shala po kalon në një formë të mirë para pjesëmarrjes së tij në olimpijadën evropiane që do të mbahet për herë të parë në Baku të Azerbejxhanit.

 

 


Çiftet e zhvilluara:

Parameçet:
56 kg – Egzon Avdija (KB. Peja) – Bajram Islami (KB. Drenesi) – 3 : 0
64 kg – Qendrim Smajli (KB. Peja) – Leotrim Kamberi (KB. Vushtrria) – 1 : 1
81 kg – Elbasan Hajzeraj (KB. Peja) – Vedat Haziraj (KB. Gjakova 137) – 3 : 0

Meçet:
54 kg – Patriot Behrami (KB. Gollaku) – (KB.”Edi” Gjkakovë) – 3: 0
60kg – Flamur Sejfijaj (Kosovë) – Manevski Vilijam (Maqedoni) – 3 : 0
60 kg – Edmond Zefi (Kosovë) – Nikolla Arsovski (Maqedoni) – 3 : 0
60 kg – Dielli Vranovci (Kosovë) – Rexhildo Zeneli (Shqipëri) – 0 : 3
64 kg – Emanuel Zefi (Kosovë) – Almir Nurishov (Maqedoni) – 3 : 0
64 kg – Atdhe Delijaj (Kosovë) – Lirigzon Mijalica (Kosovë) – 3 : 0
64 kg – Nikoll Rrasi (Kosovë) – Nikolla Arsov (Maqedoni) – 3 : 0
64 kg – Naser Shala (Kosovë) – Muhamet Kadria (Maqedoni) – 3 : 0
69 kg – Taulant Sejfijaj (Kosovë) – Vasiljevski Dorio (Maqedoni) – 3 : 0
75 kg – Blerim Bajrami (Kosovë) – Goce Janjevski (Maqedoni) – 1 : 1
75 kg – Valdrin Elezaj (Kosovë)- Arjon Kajoshi (Shqipëri) – 1 : 1
81 kg – Ardit Delijaj (Kosovë) –Izmir Alija ( Shqipëri) – 3 : o

Kosova Boxing
29 mars 2015 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.