RTK

RTKLive
27 Shtator, 2023

Terbunja debuton me fitore në boksin profesionist

1 min read

Linkoping, Suedi, 27 Prill 2012 – Pjesëmarrësi i Lojrave Olimpike “Pekini 2008″, Naim Terbunja ka debutuar sonte me fitore ndaj serbit Vladimir Spasojevic. Dueli u zhvillua në katër raunde, ndërsa Terbunja tregoi klasë duke treguar boks cilësor duke kënaqur më shumë se 4000 shikues të pranishëm. Meçin kryesor të kësaj mbrëmje e kishte suedezja Frida Wallberg, por shkëlqimin e mori Terbunja i cili ishte përkrahur nga gjysma e shikuesve të cilit ishin shqiptarë. Terbunja përballë kishte një boksier me përvojë Spasojevic i cili pësoi humbjen e tretë, karshi 4 fitore (3 KO) dhe 1 barazimi.

Kosova Boxing ishte mediumi i parë i cili kontaktoi Terbunjën. Ai ishte mjaft i kënaqur me debutimin:”Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Kam treguar performancë të mirë kundër një boksieri mjaft cilësor” theksoi Terbunja për kosovaboxing.org.

E pranishme në përkrahje të Terbunjës, ishte edhe boksierja jonë e mirënjohur Teuta Çuni. Më shumë rreth këtij meçi dhe detajave do t`ju sjellim në ditët në vazhdim.

Artan Vërbica
27 Prill 2012

2 thoughts on “Terbunja debuton me fitore në boksin profesionist

  1. Urime

    Besoj shume ne sukseset e Naimit i cili eshte punetor dhe shpresoj se se shpejti prap do te na gezoj dhe me fitore te tjera.
    Dhe nje here urime e suksese ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.