Tefik Bajrami shënon fitoren e tretë në boksin profesionist
1 min readHotel Marsoel, Chur, Zvicër, 16 Prill 2011 – Tefik Bajrami ka shënuar fitoren e tretë në boksin profesionist. Bajrami 3-0 (2 KO) për kundërshtar kishte boksierin rus Sergej Lazarov 0-2, të cilën e mposhti me ndërprerje në raund të dytë. Ishte fillimi i raundit të dytë kur Bajrami me një goditje të saktë i dha fund këtij dueli. Bajrami shquhet me goditje të forta dhe karriera e tij në boksin profesionist po i ec mirë. I pranishëm në këtë mbrëmje ishte menagjeri i Tefikut, Mirko Skoko dhe poashtu vëllau i tij Xhavit Bajrami.
Armend Fetahu
17 Prill 2011
urime tefik vetem suksese
jam^i sigurte se do arrit shume edhe ne boks
urime tefik per fitoren, urime edhe xhavitit, jeni te shkelqyeshem, jemi krenare qe ka kosova kesi djalosha
me respekt nga frankfurti
ademi