RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Adnan Salihu rikthehet me fitore

1 min read

Central Culturel, Namur, Belgjikë, 16 Prill 2011 – Mbrëmë në qytetin Namur të Blegjikës, boksieri ynë nga Ferizaji, Adnan Salihu u rikthye me fitore ndaj hungarezit Laszlo Hazz me ndërprerje në raund të parë. Salihu i cili pësoi humbje vitin e kaluar nga danezi Patrick Nielsen, mbrëmë tregoi vlera të mëdha duke treguar se humbja e parë e tij në boksin profesionist ishte rastësi dhe e pamerituar, pasi ju kishte bërë shumë padrejtësi. Salihu qysh në raund të parë shkatëroi hungarezin duke e plandosur tre herë në dysheme deri sa gjyqëtari Allen Hemellers ndërpreu duelin. Kjo është fitorja e 6 në karrierë (4 KO) karshi një humbje. Ndërsa kundërshtari i Salihut, Laszlo Hazz ishte kundërshtar i respektuar me rekord 4-4-0.

Kosovaboxing.org
17 Prill 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.