RTK

RTKLive
26 Qershor, 2022

Aziz Salihu: I kërcnon institucionet e vendit

2 min read

Grand Hotel, Prishtinë, 15 Prill 2011 – Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu ka mbajtur konferencë për media në shenjë të paknaqësisë së tij me institucionet e vendit. Salihu ka disa herë që ka kërkuar mbeshtetje institucionale dhe një mbikqyrje morale si sportist meritor i Kosovës, por kjo nuk ka ndodh. Salihu është kërcnuar se do të jap dorëheqje edhe nga pozita e nënkryetarit të  Komitetit Olimpik të Kosovës, nëse nuk gjindet një status për te brenda 10 deri 15 ditë. “Jam në një pozitë të vështirë, kërkoj atë që më takon, penzioni si sportist i merituar,  sepse unë jam i Kosovës. Jam i papunë. Nëse nuk përmbushen kërkesat e mia, do të dal në mes të qytetit dhe do ti hedh të gjitha trofetë dhe medaljet e mia në rrugë” theksoi Salihu.

“I drejtohem ministrit Memli Krasniqi. Ai është i ri por puna e ime që ka mbetur në gjysmë, le të vazhdon. Ish ministri Lutfi Haziri me pat premtuat se këtë qeshtje do t`a përfundoj, por ja ndodhi u prish kualicioni, dhe unë mbeta aty ku isha më parë” tha Salihu.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe gazetari i njohur i RTK-së, Artan Muhaxhiri i cili poashtu theksoi se ka pasur tentativa disa muaj më parë për ti dal në ndihmë Aziz Salihut. “Unë jam autor i filmit dokumentar mbi jetën dhe veprën e Aziz Salihut. Kisha disa takime kur e bënim këtë film për ti ndihmuar Azizit. Kaluan tetë muaj, asgjë nuk ndodhi nga ajo që u premtua, por besoj se diçka do të ndodh në të ardhmen” theksoi Muhaxhiri.

Konferenca u mbyll me shpresë se në ditët në vijim do të ndodh diçka, dhe jo vetëm Aziz Salihut por edhe sportistëve tjerë t`ju gjindet një status special për kontributin e tyre.

Artan Vërbica
15 Prill 2011

2 thoughts on “Aziz Salihu: I kërcnon institucionet e vendit

  1. Azizi Salihu nuk e meriton kete “mos perfillje“ nga ana e institucioneve dhe nga ana e shtetit Kosovar …Shpresoj qe sa me shpejt ti jepet ajo qe meriton asgje me shume Aziz Salihut….

  2. I nderuar zotri Aziz Salihu de shiroj te them me gjith respekt per ty se kerkush nuk merr rrog ne asje shtet ne boks amator mbas karriers se boksit amator e leje ma ne kosov nuk ka pas kurr federat ne box profisionel.Po deshiroj ti e kerkojsh ndonje ndihm sociale e te jesh me nder per boksin Kosovar e te punojsh me federaten e boksit ton.
    Me respekt
    Naim Krasniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.