RTK

RTKLive
5 Tetor, 2024

Tatli, shqiptari i katërt që sfidon titullin e botës

3 min read

edis tatli 2222Foto: Shpend Ahmeti

I gjithë opinioni sportdashës shqiptar do të jetë i fokusuar në fillimin e vjeshtës të këtij viti, ku me 22 shtator në Helsinki të Finlandës, Edis Tatli do të sfidon titullin e kampionit të botës në versionin WBA, ndaj kubanezit Richard Abril. A do të jetë Tatli boksieri i parë shqiptar që do të fitoj titullin e botës, kjo pritet të shihet. Por, gjasat janë të mëdha që prizrenasi titullin e botës ta fitoj për Finlandën dhe njëkohësisht edhe për Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Këtë e kishte deklaruar disa herë për mediet finlandeze dhe botërore. “Kur të fitoj titullin e botës, do të festoj me flamurin finlandez dhe atë kosovar” kishte thënë Tatli.

Ai ditë më parë për Kosova Boxing theksoi: “Përgatitjet janë duke shkuar mirë dhe unë shpresoj të thejë tabun dhe të shpallem kampioni i parë botëror shqiptar”.

Me këtë fjalë Tatli për ne dhe për të gjithë ka konfirmuar identitetin e tij të cilët disa mediume shqiptare e kanë injoruar dhe që asnjëherë më parë nuk e kanë mbështetur dhe e kanë fyer. Gjithsesi Tatli si gjentelmen i vërtet prononcohet duke lavdëruar edhe boksierët tjerë shqiiptar që patën mundësin të fitojnë titullin e botës. “Luan Krasniqi ishte shumë afër por që nuk kishte fat. Ndërsa edhe Shpend Abazi ishte vetëmohues dhe sfidues i vërtet. Haxhiu humbi por besoj do të ketë sërish rastin, ndërsa edhe Nuri Seferi do të mund ti ipet rasti” thekson Tatli.

Ai nuk e harroi edhe Elvir Muriqin i cili pati lufta të mëdha dhe është njëri ndër boksierët më të mirët shqiptar i të gjitha kohërave. “Muriqi gjithashtu nuk duhet anashkaluar. Ai ka boksuar me emrat më të mëdhenj të boksit botëror, andaj respekt edhe për te dhe për vlerat e tij dhe kontributin e masovizimit të boksit shqiptar” tha Tatli.

Titullin e kampionit të botës e kanë sfiduar deri më tani tre shqiptar, Luan Krasniqi, Shpend Abazi dhe Haxhi Krasniqi, por që asnjëri nuk ka arritur ta fitoj. Krasniqi ishte shumë pranë me 2005 kur në Hamburg të Gjermanisë humbi për pak nga amerikani Lamon Brewster me TKO 9. Ndërsa dy vite më vonë Shpend Abazi me 2007 në Kopenhagë të Danimarkës humbi përballjen nga amerikani Robert Guerrero me TKO 9. Dhe vitin e kaluar Haxhi Krasniqi humbi në Londër të Anglisë nga vellsiani Nathan Cleverly me vendim unanim pas 12 raundeve.

Dhe tani rasti për boksierët tanë vije, ku Edis Tatli ka mundësinë të jetë ai që mund të thejë tabun dhe të fitoj një shqiptar titullin e kampionit të botës. Gjasta do të janë të mëdha për disa arsye: E para, sepse Tatli bokson në Finlandë para publikut të tij dhe Finalanda asnjëherë ska pasur kampion të botës. E dyta, Tatli ka potencial duke dëshmuar me fitoret e fundit se është i gatshëm të shpallet kampion i botës.

Po pa gjasa nuk do të jetë edhe Abril i cili deri më tani ka fituar disa meçe ndaj boksierëve me renome si Sharif Bogere 23-0, Miguel Acosta 29-4-2, Joes Reyes 23-8-0, etj. Dhe ka humbur nga Brandon Rios 29-0-1, etj. Tre humbjet që i ka pësuar i ka humbur të gjitha me pikë, kjo tregon se çfarë boksieri është.

Artan Vërbica
4 gusht 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.