RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Kovalev shkatërron edhe Caparellon

1 min read

Atlantic City, New Jersey, 2 gusht 2014 – Goditjet e forta të Sergey Kovalev nuk ka arritur ti rrezistoj as australiani Blake Caparello i cili u mposht mbrëmë në Atlantic City në New Jersey të SHBA-ve. Kovalev arriti që në raund të parë ta shtrijë në dysheme Caparellon me një goditje të djatht të fortë duke gjetur dobësin e tij. Dhe më pastaj arriti ta rrëzoj edhe dy herë tjetër në raundin e dytë për të përfunduar këtë meç, i cili doli të jetë më i lehtë se që e kemi pritur. Kjo ishte mbrojtja e tretë e titullit të kampionit të botës në versionin WBO për Kovalev, ndërsa sipas komentatorit të ESPN, Dan Rafael, Kovalev duelin e radhës do ta ketë me kampionin tjetër botëror të versionit IBF, Bernard Hopkins. Këtë duel do ta arranzhoj televizoni i njohur HBO i cili po shfaq interes të madh për ta zhvilluar meçin ndërmjet tyre, i cili do të sjell përfitime të mëdha.

Kovalev tani ka bilanc prej 25 fitore (23 KO) dhe një barazimi në gjithsejt 26 meçe. Ndërsa Caparello pësoi humbjen e parë pas 21 meçeve në karrierën e tij. Para këtij dueli Caparello ishte 19 fitore (6 KO) dhe një barazimi.

Kosovaboxing.org
3 gusht 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.