RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Tatli mbron titullin EBU me 19 mars, kundër Kevin Mitchell

2 min read

collage
Boksieri ynë më i mirë i vitit 2015, Edis Tatli do të mbroj titullin e kampionit evropian me 19 mars në Helsinki të Finlandës. Ai përball do të ketë britanikun Kevin Mitchell.

Tatli titullin e kampionit evropian në versionin EBU e fitoi me 25 prill të vitit të kaluar duke mposhtur franqezin, Yvan Mendy me vendim unanim pas 12-raundeve. Kjo do të jetë mbrojtja e parë e titullit të kampionit evropian.

Kundërshtari i Tatli, Kevin Mitchell është boksier me shumë përvoj. Ai ka fituar disa tituj të rëndësishëm në karrierën e tij, si titullin e Britanisë së Madhe, pastaj titujt IBF-Inter-Continental dhe WBO-Inter-Continental. Mitchell vitin e kaluar në Londër sfidoi titullin e kampionit të botës në versionin WBC ndaj venezuelasit, Jorge Lineares, por u mposht me nakaut teknik në raund të pestë. Ai edhe në vitin 2012 kishte sfiduar titullin e kampionit të botës në versionin WBO kundër Ricky Burns, por që e humbi me ndërprerje në raund të katërt.

Sikurse Mitchell, edhe Tatli me 2014 sfidoi titullin e kampionit të botës në versionin WBA kundër Richard Abril duke humbur me vendim të një anshëm. Tani të dy boksierët synojnë kreun e botës, por para se të kërkojnë titullin e botës duhet të ndeshën për titullin EBU të Evropës.

Tatli deri më tani ka zhvilluar 27 meçe në boksin profesionist me bilanc prej 26 fitoresh (9 KO) dhe një humbje. Ndërsa Mitchell ka bilanc prej 39 fitoresh (29 KO) dhe 4 humbje në 43 meçe profesioniste.

Artan Vërbica
20 janar 2016

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.