Tatli mbron titullin e kampionit evropian sukseshëm, mposht Moralesin me vendim unanim
1 min readSavolinna, Finlandë, 13 gusht 2016 – Edis Tatli (28-1, 9 KO) ka mbrojtur titullin e kampionit evropian në EBU në kategorinë e lehtë duke mposhtur spanjollin Christian Morales (14-2-1, 4 KO) me vendim unanim pas 12 raundeve. Të tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e thellë të Tatlit me 119-109, 118-111 dhe 118-111.
Për Tatlin kjo ishte mbrojtja e dytë e titullit të kampionit evropian. Ai titullin e EBU-së e fitoi vitin e kaluar duke mposhtur franqezin Yvan Mendy, ndërsa me suksesë po e mbron plot dy herë duke mposhtur italianin Massimiliano Ballisai dhe Christian Morales.
Para kësaj përballje Tatli renditej lartë në dy versionet botërore WBC dhe IBF në pozitën e 6-të. Me këtë fitore pritet ti afrohet edhe më shumë kreut të botës. Tatli sfidoi titullin e botës me 2014 kundër kubanezit Richard Abril, por u mposht me vendim të një anshëm. Gjithsesi atë e pret edhe një sfidë e madhe gjatë viteve që na presin, ku akoma ka për të dhënë nga vetja pasi është vetëm 29-vjeçar.
Kosovaboxing.org
14 gusht 2016