Tatli kundër uzbekut Mamajanov me 31 Maj
1 min readEdis Tatli do të zhvilloj meçin e radhës me 31 Maj në qytetin Ufa të Rusisë. Ai për kundërshtar do të ketë boksierin nga Uzbekistani, Sherzodbek Mamajanov. Ky do të jetë meçi i parë për Tatlin jashtë Finlandës, ndërsa do të zhvillohet në tetë raunde.
Lajmin ekskluziv Tatli e bëri për Kosova Boxing, ku na tregoi për kundërshtarin e radhës. “Do të jetë një kundërshtar i fortë që ka ekperiencë të madhe. Pres dyluftim të fortë dhe fitoren e radhës” theksoi Tatli për Kosovaboxing.org.
Kundërshtari i Tatlit, Mamajanov ka zhvilluar 21 meçe profesioniste, ku ka bilanc prej 9 fitore (6 KO), 8 humbje dhe 4 barazime. Ndërkohë Tatli është njëri ndër boksierët më të mirë kosovar me një të ardhme të ndritshme. Ai do të synoj fitoren e 18-të. Tatli ka rekord prej 17-0-0 (4 KO).
Artan Vërbica
22 Maj 2012
veq perpara shqipe
veq perpara KOSOVAR super je! 😉