Suat Laze kundër Nicolla Cipolletta me 8 Qershor
1 min readSuat Laze do të matë forcat me boksierin perspektiv italian Nicolla Cipolletta me 8 Qershor në Toskana të Italisë. Dueli do të zhvillohet në tetë raunde. Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë ekskluzivë boksieri ynë me residencë në Komo të Italisë.
“Nuk kam pasur kohë të stërvitem shumë mirë, sepse oferta erdhi disa ditë më parë, por do të jam i gatshëm deri me 8 Qershor” theksoi Laze.
Laze ka lindur në Durrës të Shqipërisë dhe jeton prej kohësh në Itali, ku ka krijuar karrierë të bujshme në Itali. Deri më tani Laze ka zhvilluar 25 meçe profesioniste ku ka shënuar 19 fitore (6 KO), 4 humbje dhe 1 barazim. Ndërsa kundërshtari i tij Cipolleta ka 9 meçe profesioniste, 8 fitore (2 KO) dhe 1 humbje. Laze ka poashtu klubin e tij të boksit amator, Suat Boxe Team. Ai është organizator i një turneu me 26 Maj.
“Kam qenë i përqëndruar shumë për këtë turne. Pas këtij turneu do të zhvillojë edhe fazën e fundit tim të përgaditjeve” theksoi Laze në fund për Kosova Boxing.
Artan Vërbica
25 Maj 2012