RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Azize Nimani mban shpresat për olimpijad

2 min read

Boksierja shqiptare Azize Nimani e cila mbron ngjyrat e Gjermanisë, ka gjasa reale për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike “Londra 2012”. Nimani e cila u përfaqësua denjësisht në botërorin e femërave “Qinhuangdao 2012”, mund të marrë të drejtën nga Federata botërore e boksit olimpik, AIBA të drejtën për pjesëmarrje. Arsyet janë sepse akoma qëndron një vend i lirë nga Evropa, ndërsa Nimani rankohet lartë në AIBA dhe poashtu ka qenë njëra ndër përfaqësueset më të mira të kampionatit botëror që u përmbyll disa ditë më parë.

Nimani kaloi dy pengesa bindshëm në kampionatin botëror, duke treguar cilësi dhe talent të rrallë dhe duke u kualifikuar në të tetën e finales së botërorit. Ajo në xhiro të parë boksoi me boksierën nga Kosta Rika, Pamela Sanchez duke e mposhtur me rezultat të thellë 23 me 6. Në xhiro të dytë u takua me të tretën në Botë nga botërori “Barbados 2010”, finlandezën Hanne Maekinen duke e mposhtur me rezultat 14 me 11.

Shpresat për Nimanin u rritën edhe më shumë, por në të tetën e finales shorti deshti që Nimani të takohet me kampionen botërore, kinezen Ren Cancan. Kjo luftë u konsiderua nga të gjithë e vështirë, sepse Cancan ishte kampione e dyfishtë botërore, dhe poashtu kampionati botëror po zhvillohej në Kinë, në qytetin Qinhuangdao. Nimani edhe pse tregoi luftë të forte, rezistencë dhe sipas ekspertëve dhe të pranishmeve ajo ishte më e mire, në fund gjyqëtarët i dhanë fitoren boksierës vendase Cancan me rezultat 13 me 7.

Por, lufta e treguar, rezistenca, fokusi dhe paraqitja e saj, mund të dërgoj atë nga Federata botërore AIBA në Londër në muajin Gusht. Sepse kinezja Cancan kishte vetëm Nimanin konkurrente edhe pse u takuan në të tetën e finales. Ajo shumë lehtë më pastaj kaloi sfidat tjera duke fituar bindshëm. Në çerekfinale mundi amerikanën Marlen Espaza 16 me 8. Në gjysmëfinale mundi polakën Karolina Michalzuk 27 me 18, dhe në finale fitoi ndaj anglezës Nicola Adams 14 me 10. Pra, Cancan kishte Nimanin njërën ndër kundërshtarët më të fortë në ballafaqim dhe anglezën Adams që i dhanë rezistencë të denjë.

Tre boksierët nga Evropa kanë fituar të drejtën të janë pjesëmarrëse në olimpijad. Ato janë: Nicola Admas (nënkampionja botërore), rusja Elena Saveleva (e bronzt në botëror) dhe polakja Karolina Michalzuk (e bronzt në botëror). Tani kur edhe një vend do të jetë nga Evropa, gjasat do ti ketë boksierja jonë Azize Nimani, e cila nga komiteti i AIBA-së është përmendur se ajo do të jetë e katërta nga Evropa, nga ranglista dhe pjesëmarrja e denjë që ka treguar në botërorin e Kinës.

Artan Vërbica
22 Maj 2012

4 thoughts on “Azize Nimani mban shpresat për olimpijad

  1. e ka pas shancen kurr e ka pas tash e ka dhii krejt
    let meret tash me najsen tjeter qe kjo sish per box 😉

  2. oooo inatgji shyqyr qe svendos ti o shka po krejt bota po thot se kjo eshte ma e mira edhe po te merr pjes do te fiton e ata si ja kan inati let kupin bonu ti si kjo e tani fol doni inatgji

  3. ishalla kur don zoti e fiton njeher drejtsia e tashofim te gjithe bindsheem se kush eshte azize nimani te uroi fat dhe suksese

  4. pershendetje te perzemrta azize te uroj shume suksese ne te ardhmen edhe ishalla dhash zoti e ki fat se po shkelqen si nje dijamant ne kete sport ti je nje ambasadore e re e kosove te uroj shume suksese ne olimpijad shume por ma shume edhe fat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.