RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Tatli kundër Ricky Burns me 24 tetor

2 min read

edis tatli - kosova boxingIsh-kampioni i botës, në dy kategoritë super-pendël dhe kategorinë e lehtë në versionin WBO, Ricky Burns është emëruar kundërshtari zyrtar i boksierit tonë Edis Tatli, ka bërë me të ditur versioni EBU. Këtë e ka bërë të ditur e përditshmja britanike BBC Sport. Dueli do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të Evropës në versionin EBU, ndërsa që meçi do të zhvillohet në Sheffield të Britanisë së Madhe me 24 tetor. Ky meç do të jetë parameç i Kell Brook dhe Diego Gabriel Chaves e vlefshme për titullin e botës në versionin IBF.

Tatli, titullin vakant të kampionit evropian e fitoi në prill të këtij viti duke mposhtur franqezin Yvan Mendy me vendim unanim pas 12-raundeve. Tani atë e pret një duel i fortë dhe sfidë e vërtet ndaj britanikut, i cili do ta ketë shumë të vështirë ta mbroj brezin evropian.

Ricky Burns ka më shumë përvojë se Tatli dhe konsiderohet favorit në këtë përballje, për dy arsye. E para ka më shumë përvojë, dhe e dyta bokson para publikut të vet dhe do të ketë përparsin e gjyqëtarëve. Edhe pse Burns në dy vitet e fundit ka pasur disa humbje, këto humbja nga boksierët me namë botëror si Terence Crawford, Dejan Zlaticanin, Omar Figuerua Jr, vlerësohen sfiduese dhe ka epërsi ndaj boksierit tonë. Po Burns ka edhe fitore të madha si ndaj Jose Gonzales, Kevin Mitchel etj.

Ndërsa Tatli edhe pse kampion aktual evropian në EBU, në vitin e fundit nuk ka shënuar ndonjë progres. Tatli ka mbrojtje të mirë dhe është boksier shumë i mirë defansivë, por në procesin e sulmit apo stilit ofensivë ka mbetur prapa me boksierët e elitës botërore. Nga Richard Abril humbi sepse ishte defansivë dhe nuk diti të vijë tek fitorja. Pastaj edhe me Yvan Mendyn ishte i njejtë, jo atraktiv dhe i tmershëm me sulme. Tatli, nëse duhet të ecë para duhet të synoj SHBA-në ndonjë klub dhe trajner të madh, sepse me trajnerin e tashëm Pekka Makkin dhe nivelin e boksit Finlandez, nuk mundet të arrijë më shumë, ku përpos këtij titulli, ai nuk do të jetë i denjë të sfidoj breza të mëdhenjë botëror.

Artan Vërbica
16 shtator 2015

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.