RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Rikthehet Tefik Bajrami

1 min read

Tefik Bajrami vs. Attilla MakullaTefik Bajrami do ti rikthehet ringut pas më shumë se 20 muaj. Bajrami këtë rikthim do ta bëjë në qytetin e lindjes në Podujevë ku do të sfidoj titullin WBU-Europe. Ngjarja do të zhvillohet me 3 tetor. Për kundërshtar Bajrami do ta ketë hungarezin Attilla Makula. Makula ka më shumë përvojë se Bajrami i cili deri më tani ka zhvilluar gjithsejt 24 meçe në boksin profesionist me bilanc prej 8 fitore (4 KO) dhe 16 humbje. Ndryshe nga Makula, Bajrami në boksin profesionist ka bilanc të mirë me 8 fitore (5 KO), një humbje në nëntë përballjet e tij të deritashme.

Në këtë mbrëmje në parameç do të paraqitet edhe boksieri nga Tirana, Armand Cullhaj. Cullhaj do të ketë përball boksierin nga Vojvodina, Mate Berta. Berta deri më tani ka zhvilluar dy meçe duke pësuar në dy meçet e para të boksit profesionist, ndërsa që Cullhaj ka bilanc prej 18 fitore (12 KO), pesë humbje dhe tre barazime.

Para këtyre dy përballjeve në boksin profesionist, do të zhvillohen edhe tre meçe amatore.

Kosovaboxing.org 
18 shtator 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.