Fabiana dhe Sebastian Bytyqi vazhdojnë me fitore
1 min readVëlla e motër po shkëlqejnë në Çeki, Fabiana dhe Sebastian Bytyqi. Të dytë kanë triumfuar mbrëmë në përballjet e tyre të zhvilluara në Sluneta Usti Nad Labem të Çekisë, në duelet e tyre të boksit profesionist.
Fabiana Bytyqi, 4-0 (2 KO) përball kishte boksieren nga Spanja, Maribel De Sousa, 1-4-0 të cilin e mposhti me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Dueli ishte i vështirë për Fabianën gjatë gjithë kohës, por që me zgjuarsi mbajti nën kontroll kundërshtarën duke fituar të gjitha raundet.
Ndërsa Sebastian Bytyqi, 6-0 (6 KO) vazhdoi triumfet e tij të gjitha me ndërprerje. Ai mposhti çekun Lukas Radic 2-2-1 (2 KO) me nakaut në raund të dytë.
Fabiana 19-vjeçare dhe Sebastiani 17-vjeçar po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre në boksin profesionist. Ndryshe nga Fabiana që paraqitet vetëm në boksin profesionist, Sebastiani është aktiv dhe i sukseshëm edhe në kikboks. Ai do të paraqitet me 3 tetor në një gala mbrëmje në kikboks që do të zhvillohet në Sllovaki.
Kosova Boxing falenderon babain e Fabianës dhe Sebastianit, Fabianin për informatën dhe lajmin ekskluziv për agjencionin tonë.
Artan Vërbica
13 shtator 2015