Mayweather me luftë monotone mposht Berton
1 min readMGM, Las Vegas, 12 shtator 2015 – Floyd Mayweather ka shënuar fitore ndaj Andre Berto duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve. Të tre gjyqëtarët kanë vendosur unanimisht duke vlerësuar me 120-108, 118-110, 117-111 në të mirë të Mayweatherit.
Dueli siç është pritur edhe doli të jetë, ku Mayweather vazhdoi stilin e tij të ikjes me kundërsulme, me pak goditje që
është bërë monotone dhe aspak atraktive për publikun. Berto, një kundërshtar mesatar kishte një strategji të ndryshme të godas më pak por goditjet e tij të janë më të sakta, por ishte e vështirë të kapet Mayweather.
Shkëlqimi i Mayweatherit ka rënjë të dukshme dhe kjo është parë edhe në këtë meç kur për herë të parë palestra e MGM me kapacitet prej 16.000 shikuesve nuk është mbushur. Edhe pse dy ditët e fundit biletat e takimit ishin liruar, prapë u shitën vetëm 14.500, që ishte larg nivelit të tij.
Pas triumfit, Mayweather falenderoi gjithë shikuesit e pranishëm, shikuesit që gjatë gjithë jetës e kanë përkrahur, ekipin e tij, familjarët, duke theksuar se kjo ishte meçi i tij i fundit në karrierë. Ai me këtë fitore barazoi rekordin e Rocky Marcianos me 49-0.
Në këtë përballje Mayweather fitoi 32 milion dollar, ndërsa Berto vetëm 4 milion dollar.
Artan Vërbica
13 shtator 2015