RTK

RTKLive
1 Dhjetor, 2022

A mundet Andre Berto të shokojë botën duke e mposhtur Mayweatherin?

3 min read

Shkruan: Artan Vërbica

Berto MayweatherFloyd Mayweather dhe Andre Berto do të kenë fjalën kryesore këtë të shtunë në MGM Las Vegas. Mayweather ka paralajmëruar se ky do të jetë meçi i tij i fundit në karrierë, por a pyetja jonë do të jetë kjo: A mundet Andre Berto të shokoj Botën, duke e mposhtur Mayweatherin? Të gjithë po e nënçmojnë dhe këtë e ka bërë edhe vetë Floyd Mayweather, por nga analiza që kam bërë për Berton, nuk do ta ketë të lehtë këtë duel super kampioni Mayweather.

Ja kush është Andre Berto
Andre Berto është konsideruar e ardhmja e kategorisë velter kur me fitoret e tij shkatërronte çdo kundërshtar që i dilte para. Debutoi në vitin 2004 ku për tre vite arriti të realizoj 19 fitore (17 KO) për të fituar të drejtën të dyluftoj për titullin e Kontinentit Amerikan, NABF. Ai mposhti David Estradan me nakaut teknik në raund të 11-të duke fituar titullin e parë në karrierë. Ky duel ishte i vlefshëm edhe për eliminator për dy brezat botëror, WBC dhe IBF. Mbrojtjen e parë të titullit e bëri ndaj gjermanit Michael Trabant duke e mposhtur me dorëzim në raund të gjashtë. Pas këtij meçi erdhi në shprehje dueli për titullin e kampionit të botës në versionin WBC ndaj Miguel Angel Rodriguez ku arriti të fitoj titullin e botës me ndërprerje në raund të shtatë. Fitoret radhitëshin ku Berto arriti plot pesë herë të mbroj titullin e WBC-së, ndaj Steve Forbes – UD 12, Luiz Collazo – UD 12, Juan Urango – UD 12, Carlos Quintana – TKO 8 dhe Freddy Hernandez – TKO 1.

Humbja e parë i erdhi me 2011 nga Victor Ortiz në mbrojtjen e gjashtë të titullit. Pas një meçi dramatik dhe shumë të ngushtë sa i përket fituesit, gjyqëtarët vlerësuan fitoren për Ortiz. Sikur se Berto ashtu dhe Ortiz pësuan nga dy nokdovn, por që vazhduan. Berto puthi dyshemenë i pari, në raund të parë, pastaj Ortiz mori nokdovn në raund të dytë. Ndërsa që në raundin e gjashtë të dy boksierët plandosën njëri-tjetrin nga një herë. Në fund Ortiz iu gëzua fitores, ndërsa për Berton kjo ishte humbja e parë në meçin e tij të 28-të.

U rikthye me fitore ndaj sllovenit Jan Zaveck, duke e mposhtur me dorëzim në raund të pestë. Me këtë fitore Berto fitoi titullin e kampionit botëror në versionin tjetër, atë IBF.

Por, karriera e tij pati zbritje kur u mposht më pastaj nga Roberto Guerrero me vendim unanim pas 12-raundeve dhe Jesus Soto Karass me ndërprerje në raund të 12-të.

Një vit e dy muaj ishte larg ringut për tu rikthyer sërish duke mposhtur Steve Upsher Chambers – UD 10 dhe Josesito Lopez – TKO 6. Dhe pas këtyre dy dueleve i ipet rasti të boksoj me boksierin më të mirë në planet, Floyd Mayweather. Mendoj se në saje të rezultateteve, Berto meriton të sfidoj Mayweatherin me 12 shtator, dhe jo rastësisht ka marrë këtë mundësi historike. Dhe një gjë për gjithë opinionin botëror, mos të hutohemi nëse Berto shokon botën.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.