Në çerekfinale ndalet Krenar Aliu
1 min readSankt Petersburg, Rusi, 9 shtator 2015 – Boksieri i vetëm shqiptar që ka mbetur në garë deri më tani dhe që përfaqëson Finlandën në Kampionatin Botëror për junior, Krenar Aliu, nuk ka arritur të kaloj meçin çerekfinal për të ardhur tek medalja.
Aliu u mposht nga boksieri i Kazakistanit, Khurshidbek Iskandarov me rezultat 3 me 0 pas tre raundeve. Aliu deri në çerekfinale kishte ardhur me dy fitore ndaj bullgarit Ivan Kiselarov me 3-0 dhe australianit Denis Kovacs me 3-0. Nga ekspertët tanë dhe atyre botërore, Krenar Aliu premton shumë për të ardhmen.
Kosovaboxing.org
9 shtator 2015