RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Tatli kundër italianit Di Silvio me 3 Dhjetor

2 min read

Edis Tatli do të takohet me italianin Pasquale Di Silvio me 3 Dhjetor në Hartwall Arena në Helsinki. Ky do të jetë meçi i 16-të me radhë për prizrenasin. Tatli deri më tani ka rekord qind për qind, 15-0 (3 KO) dhe synon fitoren e 16-të në karrierën e tij të profesionistit. Kundërshtari i tij Pasquale Di Silvio ka 13 fitore (5 KO), 3 humbje. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Tatlit në 10 rounde. Në fillim të vitit 2012 Tatli pritet të boksoj për titullin EU të Bashkimit Evropian në kategorinë e lehtë. Menagjeri dhe promoteri i tij Pekka Makki shpreson shumë në boksierin tonë, dhe ngadal është duke e afruar te maja e boksit botëror. Poashtu Tatli ka mbështetjen e madhe të babait të tij, Agimit i cili e përkrah për çdo hapë në karrierën e tij. “Pres fitoren e radhës. Shpresoj të paraqitem sa më mirë. Ky do të jetë dueli im i parë në 10 raunde. Parashikimet e mija dhe të klubit janë që në fillim të vitit 2012 të boksoj për titullin EU, e pastaj për ndonjë më të madh” theksoi Tatli për Kosovaboxing.org.

Dueli Tatli dhe Di Silvio do të jetë parameç i dy meçeve të mëdha ndërmjet Robert Helenius dhe Alexander Dimitrenko të cilët do të boksojnë për titullin e kampionit evropian të versionit EBU, dhe Alexander Povetkin dhe Cedric Boswell, ku Povetkin do të mbroj titullin e kampionit botëror të versionit WBA.

Kosova Boxing gjatë gjithë karrierës ka përcjelluar boksierin tonë i cili është duke bërë karrierë të bujshme në Finlandë. Ne i urojmë fitore boksierit tonë dhe suksese tjera në të ardhmen.

Artan Vërbica
28 Tetor 2011

1 thought on “Tatli kundër italianit Di Silvio me 3 Dhjetor

  1. suksese shoki jem ishala me fitore ishala zotit nimon vjen mir qe bokson presim ni lajm mir edhe ni meq mir pershendes edis suksese nga bokseri klubit boksit prizreni shoki jot mahmut gorda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.