RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Kampionati shqiptar fillon sot

4 min read

Durrës, 27 Tetor 2011 – Sot do të fillon kampionati shqiptar në boks amator për konkurrencën seniore. Ky kampionat do të mbahet në qytetin bregdetar në Durrës, dhe do të zgjasë sipas të gjitha gjasave deri të dielen me 30 Tetor, kur pritet të zhvillohet finalja kryesore. Kampioni shumëfisht në vitet e fundit Vllaznia nga Shkodra do ta ketë mjaft të vështirë mbrojtjen e titullit, të cilën rival kryesor do të ketë ekipin nga Tirana, e cila është pretenduese këtë vit. Pra ky kampionat do të jetë ndër më të mirët dhe me rivalitet të madh ku fituesi nuk do të dihet deri në fund mbrojtjen e titullit.

Vllaznia sipas të gjitha gjasave do të marr pjesë me disa boksier kualitativ ku do të përqëndrohet në mbrojtjen e titullit, si Dejan Zllatiçanin në kategorinë deri 60kg, Kristian Shytani në 64 kg, Asmer Bilalli në 69 kg, Emiliano Cekini në 75 kg, Bekim Vjerdha në 81 kg, Kristian Demaj në 91 kg dhe Nelson Hysa në +91 do të jetë përbërja sipas të gjitha gjasave. Kjo përbërje e Vllaznisë nuk siguron aq shumë, sepse në kategoritë 64kg, 69kg, 75kg, 81kg dhe +91kg, do të hasin në konkurrencë të fortë, por mendoj në kategorinë 60 kg, Dejan Zllatiçanin dhe në kategorinë 91 kg, Kristian Demaj janë favoritë, mirëpo kjo nuk garranton asgjë deri në fund për të fituar kampionatin.

Ekipi i cili do të mundohet ti rrëmbej titullin Vllaznisë do të jetë ai i Tiranës. Nga bashkimi i Tiranës dhe Partizanit, ky ekip është bërë për pak kohë pretendent për titullin e më të mirit në Shqipëri. Tirana e cili fitoi titullin e më të mirit këtë vit për grupmoshat e reja, e cila arriti që në gjashtë kategori të dal kampion, ka aspirata ta bëj edhe në konkurrencën e seniorëve. Tirana do të konkurrojë me këta boksier, ku do të mundohet të dal fituese me Esild Kalemi në 56 kg, Sergjo Sina në 64 kg, Albi Sorra në 69 kg, Alban Bermeta në 75 kg, Enea Kovaçi në 81 kg, Erdit Tarfazi në 91 kg dhe Fatjon Sorra në +91 kg. Pra këto kategori që i cekëm Tirana do të mundohet ti fitoj dhe në të shumtën është favorite, me Kalemin në 56kg, me Sorrën 69kg, me Bermetën 75kg, dhe Fatjon Sorrën në +91 kg.

Analizë :

Nuk kemi arritur të përcaktojmë kategorinë 64 kg, ku ka shumë boksier kualitativ si Xhulio Vrenozi nga Fieri, pastaj Sergjo Sina nga Tirana dhe Kristian Shytani nga Vllaznia Shkodër. Këta tre boksier do të zhvillojnë meçe interesante, mirëpo për një nuancë Xhulio Vrenozi është favorit.

Duel interesant do të pritet edhe në kategorinë 69 kg, ku Asmer Bilalli do të matë forcat me Albi Sorrën i ardhur enkas nga Rusia për këtë kampionat. Vitin e kaluar Sorra mposhti Bilallin, mirëpo këtë vit do të shofim eksperienca që ka krijuar në kampionat evropian dhe botëror a do ti ndihmojë Bilallit, por prapë Sorra për një nuancë mbetet favorit.

Alban Bermeta do të jetë kafshatë e madhe për secilin që do ti dal në ring. Bermeta nga meçi në meç është duke u përsosur dhe nuk do të ketë dike që mund ta sfidoj. Vitin e kaluar e kishte Xhek Paskalin, një boksier mjaft kualitativ, ndërsa këtë vit është favorit apsolut.

Në kategorinë 81 kg, poashtu pritet të zhvillohen disa duele të mira ku pretendent janë Aleksandër Rama nga Flamurtari i Vlorës, Enea Kovaçi nga Tirana dhe Bekim Vjerdha nga Vllaznia e Shkodrës. Kjo kategori sipas të gjitha gjasave do të jetë e paparashikuar me gjasa të barabarta.

Në kategorinë 91 kg, Kristian Demaj nuk shohim se do të ketë problem të dal sërish kampion. Ai do të ketë sfidues Erdit Tarfazin, të cilin ka dal fitues disa herë në vitet e fundit, dhe nuk shohim të ketë edhe këtë vit do të jetë ndryshe.

Kategoria super e rënd, apo +91 kg, do të sjell emocione të vërteta kësaj radhe. Sorra i motivuar si kurr më parë kundër Nelson Hyses do të krijon rivalitet të madh gjatë tre raundeve. Sorra ka urri për fitore, ndërsa Hysa një talent me predspozita të mëdha për tu bërë boksier i madh i kalibrit botëror, nuk i ka përmbushur parashikimet. Njëherit Hysa në dy vitet e fundit nuk merr pjesë në asnjë kompeticion ndërkombëtar. as në kampionate evropiane dhe botërore. Sipas të gjitha gjasave Sorra mund të dal kampion në peshën super të rënd.

Artan Vërbica
27 Tetor 2011

4 thoughts on “Kampionati shqiptar fillon sot

  1. te fitoj me i miri.shpresojm te fitoj vllazinia por i lutena zefit qe te sjell titullin me merit jo me hile sepse ai titill nuk i duhet shkodres

  2. Urime vllaznia.bravo kristjan dema e ke nderu shkodren.ndersa zefi tregohet dhe nje her i pa ndershem,rrugac dhe i pa edukat.zefi esht krimineli i keti sporti.zef ke turpnu shkodren me ate peshen e rend ne fund.ku e ke marr at ne dukagjin.fute te aj sporti me shty makina se besoj do jet i suksesshem.

  3. zef gjoni eshte nje nder njerzit me negative qe gjithmone ja ka dergu vllaznise titullin me hile pa dashur ti ofendoj boksjeret e vllaznise se i njoh te gjith e jan boksjere te mire perjashtim nelson hysen i cili ben gjeste jo te marifetshme ne ring dhe gjithmone kunder fatjon sorres me hile ka fituar. po i djegin shume boksiere duke ju bo hile me te ver8 me te ardh keq,

    zef gjoni po ja humb vlerat ketije sporti ne shqiperi madje me shume po ja humb vlerat boksiereve shkodrane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.