RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Vllaznia fiton sërish kampionatin

4 min read

Durrës, 30 Tetor 2011 – Ёshtë mbyllur edhe një kampionat shqiptar në boks, ku nuk ka kaluar pa skandale. Fituese ka dal sërish Vllaznia nga Shkodra, por ky kampionat u zbeh në fund ku gjyqësia që ishte në anën e kampionit. Në finale Vllaznia hyri me gjashtë finalist ndërsa rivali Tirana me pesë finalistë. Edhe pse Vllaznia ishtie favorit para ndeshjeve finale ku kishte gjasa matematikore, këtë e arriti ta bëj duke fituar titullin, por i cili është i pavlerë. Finalja e pare ishte ajo në kategorinë deri 49 kg, ku Taulant Zajmi nga klubi Enea nga Tirana mposhti boksierin Praci nga Shkodra me vendim të gjyqëtarëve. Në 52 kg, Elton Cenaj nga Teuta e Durrësit doli kampion. Esild Kalemi nga KB. Tirana tregoi se është njëri ndër talentet më të mëdhenjë në Shqipëri. Kalemi mposhti Bushi Lamaj nga Apollonia e Fierit me vendim të gjyqëtarëve. Malazesi i cili mbron ngjyrat e Vllaznisë, Zllatiçanin tregoi luftë të bukur duke fituar ndaj Moren Rrokaj nga Apollonia e Fierit me vendim të gjyqëtarëve. Zllatiçanin është i lindur në Shkodër dhe në këtë peshë është njëri ndër boksierët më të mirë jo vetëm në Shqipëri dhe Mal të Zi, por edhe në tërë rajonin. Xhulio Vrenozi nga Apollonia e Fierit mposhti Anxhelo Merkohasanaj me vendim unanim. Xhulio ishte parashikuar favorit, por në ndeshjen e gjysmëfinales me Sergjo Sinën e KB. Tirana, nuk ishte aq bindshëm. Njëherë ky meç përfundoi me barazim, e më pastaj gjyqëtarët kthyen rezultatin në favor të Vrenozit. Ishte kjo padrejtësia e pare që ndodhi. Në peshën 69 kg, Asmer Bilalli mposhi të gjithë rend, në gjysmëfinale Albi Sorrën bindshëm, e pastaj në finale Vilson Spahiun nga Enea nga Tirana. Bilalli tregoi se është boksieri më i mirë në këtë kategori. Në kategorinë deri 75 kg, Alban Bermeta u shpall kampion duke mposhtur Mergim Byberin. Bermeta nga çdo ndeshje ka ngritje dhe këtë e dëshmoi edhe një here së është më i miri në këtë kategori. Aleksandër Rama mposhti Bekim Vjerdhen me vendim të gjyqëtarëve duke qenë më i miri në peshën deri 81 kg. Kristian Demaj siç e kishim parashikuar doli sërish kampion duke mposhtur Erdit Tarfazin me vetëdorëzim në raund të tretë, pasi kishte shtuar avantazh të thellë. Ndeshja e fundit sjelli skandal në përballjen ndërmejt Nelson Hysës nga Vllaznia e Shkodrës dhe Fatjon Sorra nga Tirana. Sorra ishte në epersi në dy raundet e para me dy pike më shumë, por në raundin e tretë ndodhi shumë e padrejta, ku Hysa u ndihmua shumë nga gjyqëtari në ring. Hysa tre herë i hypi mbi shpind, ndërsa gjyqëtari tre herë i numëroi “Knock-Down” gjë që ishte e padrejtë. Pastaj gjëja tjeter ishte se ky raund shkoi më shumë se tre minuta, deri afër katër minuta. Nuk e di se kujt i shkon për shtati kjo, por asesi as Vllaznisë dhe as Tiranës, por as boksit shqiptar, kjo është katastrof që nuk ndodh në vendet e tjera që e kanë boksin e zhvilluar. Ky kampionat nuk kaloi siç duhej. Kampionati u gjykua me shumë padrejtësi apo me joprofesionalizëm nga gjyqëtarët Leonard Zekthi, Elvis Skenderi, Rami Sadushi, Qemë Hoxha dhe Pavlo Karai që nuk ishin në nivelin e duhur dhe gjykuan në disa raste drejtpërdrejt në rezultate. 

Finalistët dhe kampionët për 2011 :

49 kg – Taulant Zajmi (KB.Enea Tirana) vs. A. Praci (KB. Vllaznia Shkodër)  –
Zajmi fiton me pike
 
52 kg – Elton Cenaj (Teuta Durrës)

56 kg – Esild Kalemi (KB.Tirana) vs. Bushi Lamaj (KB.Apollonia Fier) –
Kalemi me RSCO 2

60 kg – Denis Zllatiçanin (KB. Vllaznia) vs. Moren Rrokaj (KB.Apollonia Fieri) –
Zllatiçanin fiton me pikë

64 kg – Xhulio Vrenozi (KB. Apollonia Fieri) vs. Anxhelo Merkohasanaj (KB. Enea Tiranë) –
Vrenozi fiton me pike

69 kg – Asmer Bilalli (KB. Vllaznia Shkodër) vs. Vilson Spahiu (KB. Enea Tiranë) –
Bilalli fiton me pike
 
75 kg – Alban Bermeta (KB. Tirana) vs. Mergim Byberi (Teuta Durrës) –
Bermeta fiton me pike

81 kg – Aleksandër Rama (KB. Flamurtari Vlorë) vs. Bekim Vjerdha (Vllaznia Shkodër) –
Rama fiton me pike

91 kg – Kristian Demaj (KB. Vllaznia Shkodër) vs. Erdit Tarfazi (KB. Tirana) –
Demaj me RSCO 3

+91 kg – Nelson Hysa (KB. Vllaznia Shkodër) vs. Fatjon Sorra (KB. Tirana) –
Hysa fiton me pikë

Kosovaboxing.org
30 Tetor 2011

46 thoughts on “Vllaznia fiton sërish kampionatin

  1. Me vjen mire per perfundimin e kampionatit,por nuk me vjen mire per ndarjen e drejtesis po qe se ka ndodhur keshtu eshte mire qe gjithmon te fitoj me i miri e jo te behen kampion ata qe nuk e meritojn se na kushton te gjitheve,andaj duhet qe referimi te jete sa ma i drejt ne qdo nivel sportiv qe ne te ardhmen te jemi me te suksesshem ne qdo sport.
    Mendoj se gjithmon po na kushtojn padrejtesit si duket eshte veshtire qe te mesohemi me realitetin,duhet qe te jemi sa ma real e korekt ne te gjitha aspektet e jetes qe te ecim perpara.
    Ju uroj titullin atyre qe e kan fituar por dhasht zoti e eshte me merite.

  2. Ke ngaterruar kush ka gjykuar keq Hasim Maka, Kerti Koci dhe Musa Bello ndersa ..Leonard Zekthi, Elvis Skenderi, Rami Sadushi, Qemë Hoxha dhe Pavlo Karai kane mbajtur dretesine!

  3. Prsh ARTAN. Un qe po te shkruaj jam sot 13 her kampjoni i Shqiperis ,jam medalisti i par Shqiptar nder kampionatet europiane.Shoh qe kohet e fundit po shkruan shume ne emrin tim, por mqs nuk je i informum po te informoj.E kuptoj qe nuk ke ekspriencen e duhur te flasesh per boks,por un stervitem nga tranjeri qe nder 20 vite ka fitu 17 kamjonate,e fundi i tij vjen ashtu sic eshte duke ardhur vetem me medalje dhe nderime nga gjith kreret e shtetit esht pasioni dhe merita e tij qe ne jemi ekipi i vetem ne bot qe nder 20 vite kemi dal 17 here kampjon…
    Ndersa per mua personalisht po te shpjegoj : Un ate Sorren qe thua ti e kam mundur 13 her , me jan lutur qe mos ti bij fort ne fillimet e dueleve tona ,e kam mundur me KO, me diferenc pikesh dhe ne te gjitha menyrat e mundshme,pyt ndonji specialist pastaj shkruaj komente per mua….
    UNE NE KETE PESHE QE BEJ JAM KAMPIONI I PERJETESHEM NELSON HYSA

  4. Pershendetje Nelson ..

    Ne si redaksi nuk bëjme ndarje, as nga Tirana as nga Vllaznia, jemi që boksi ynë të ec përpara, mirëpo edhe vitin e kaluar dhe këtë vit ka qenë turpëruese vetë përballje e juve dyve. Kishte qenë më mirë të mos boksoni fare, se nuk e di çfare po na sjell inati i juve dyve. Më mirë të njof ty se Fatjonin, dhe nuk kam përse me ja mbajt anën. Unë nuk flas me fjalë të tjerëve, por meçet i kam pëcjell vetë dhe kanë qenë të mira, mirëpo kjo e juaja, nuk i ka përngja boksit. Arsyeja pse po shkrruaj është e para se unë nuk të kam përmend emnin tend asnjë herë, dhe nëse e bëj një gjë të till kam të drejt, sepse jam analist i boksit dhe kjo është puna ime. Nëse të kam kritikuar diçka atëhere duhesh të mendosh se kam të drejt dhe sta kam bërë me inat. E nëse ti mendon se unë nuk di për boks, është mendimi ytë, e drejta jore, kjo është demokraci dhe fjalë e lirë e shprehjes. Tani po filloj të kritikoj, por këto merri me të mirë dhe mos i merr keq. E kam parë pjekurin tënde në vitin 2007 në kampionatin botëror në Chicago me 2007, aty ke humbur me 20 me 2 nga kampioni botëror që doli atë vit, Roberto Cammarelle dhe ishte një suksese e jote. Ke qenë talenti më i madh jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjërë, por duhet të them me keqdashje se ke mbet vetem talent asgjë më shumë. Ke mujt me punë, me vrull, me dashuri për boksin të përqafosh majën e boksit por ke stagnuar Nelson, është ky realiteti yt, vetë këtë e ke zgjedhur. E shef sa keq është kur ke mujt me qenë nivel botëror e të përballesh me kampion evropian, botëror e olimpik e bokson tash në kampionat kombëtar që nuk e ka vlerën e kugjafit, për ti ndihmuar dikujt tjetër të mbron stolin e tij. Kjo është e keqja e kësaj pune. Qe dy vite je jasht garave ndërkombëtare ! Je akoma i ri, mere këtë si sugjerim dhe rrokju punës dhe do të arritësh edhe më shumë. Unë nuk kam asgjë kundër teje, por le te jesin këto fjalë për ta mbushur mendjen dhe të synosh kreun e botës në boks, e mos të themi një ditë “Ka qenë Nelsoni talent dhe aq”.

    Me respekt
    Artani

  5. Mund te them se keto jane fjale te mira dhe me vend,nuk ka nevoj askush qe te hidherohet nga e verteta apo nga kritika e dikujt kur kritika eshte me vend andaj pranoni te gjitha te vertetat pa ofendime ndaj njeri tjetrit.
    Respekt per te gjithee me se shumti per ata qe e dojn te miren e boksit,e posaqerisht boksit mbareshqipetar.

  6. po lexoj dy komentet e mesiperme dhe me vjen te qesh me komentin e 13 her kampionit te shqiperise.kampion munt te jesh ne cdo fush te jetes tende por me boksin nuk ke lidhje.me ate qe pame ne ndeshjen e fundit te jap nje keshill largoju nga ky sport se ja hup vlerat.duke pare ate ndeshje me esht neveritur boksi.nelson jam tifoz i vllaznis dhe prisja boks nga ti.jam shum i zhgenjyer nga ajo qe pash.te te vij turp.komplimenta per kristian demen po e nderon shkodren si brenda dhe jasht shqiperise

  7. Pershendetje ! Duke Lexuar komentin e “kampionit Nelson” te bie ne sy nje mungese realizmi kundrejt asaj cfar po ndodh vitet e fundit me te. Ndeshjet e tij te fundit me Sorren kane qene per te ardhur keq. Sorra ndoshta mund te mos kete patur talentin tend por ka pasur kembengulje dhe vullnet te madh duke merituar fitoren te pakten ne turnete e fundit, si ne kupe (turp i madh qe u be nga arbitri) ashtu dhe tani ne durres. Nelsoni mund te kete bere cfardo lloj sporti pervec se te boksoje, ndoshta i eshte afruar me teper mundjes a ndonje sporti tjeter qe ka te beje me kapje dhe shtrengime. Prandaj tifozet e paket te boksit po pelqejne gjithmone e me teper Sorren sepse te pakten ben boks dhe ka nje grinte qe ia transmeton dhe publikut. Eshte me e ndershme te humbesh duke boksuar se te fitosh ne kete menyre. Nqs vazhdohet keshtu do mbaheni mend si kampioni i boksit qe nuk bente boks.
    P.S shkrimi i artanit ishte vertet profesionist

  8. Ardit Hoxha jam shum dakort me mendimin tend ajo cka bere kampioni i ” famshem ” ne kte kampjonat ishte nje gje shum e ulet.eshte aq i forte sa dhe me nje fillestar mundohet te bej hile.Un i jap nje sygjerim Nelsonit mos te merrem me me boks por do i shkoje pak me mir sikur te merrej me punen e trajnerit qe ka fillu e praktikon do jet me i rrespektuar me ate gje.

  9. prsh Artan…..

    sa per informacion tend dhe te atyre qe nuk me kan par qe 2 vjet n ndeshje nderkomb jam nenshtruar 2 operacioneve profesional 1 ne doren e djatht sepse kam boksuar ne finalen e adem jasharit me doren e thyer dhe jam shpall fitues i turneut. mas 3 muaj te detyruar pushimi kam vazhduar stervitjen per pergatitjen per te qene pjesmarres ne kampjonatit europianit te rusis por jam demtuar vetem javen e fundit ne gjurin e majt dhe jam operuar me minisk.ne kete kampjonat e pranoj qe nuk kam qene ne 100%
    tim por nuk ka qen sorra 2 raunde me mir raundi par ka qene 3 me 2 per mua rau 2 4 me 4. shikoje ndeshjen dhe pastaj fol me degjo mua pastaj komento ndersa ti shoku hoxha qe je ba analist du me tpyt dicka a e man mend kampjonatin ne kukes qe je lut marsel sermit mas me te ra fort qe me i maru 3 raudet kurse un kam boksu kunder kampjonit olimpik me 39 temperatur dhe ka qene e vtmja ndeshje ne kampjona boteror chikago 2007 qe r.camarelle ka fitu me pik pikerisht kunder meje.ndersa po pate merak per tranjer hajde se mund
    te kem ndonje dit koh edhe per ty me te mesu abc e boksit.e un nuk merrem me ato qe shkrun ti e shum si ti un jam ai qe kam fitu vendin e 3 ne europ kunder boksjerit azerbaxhanit me diferenc pikesh.dhe kjo ka qene medalja e pare europiane ne boksin shqiptar.un te pergezoj qe ke aq kurajo te shkruash per mua dhe shpresoj qe kte ta tregosh ndonje dit dhe ne ring.artan flm per respektin mirutakofshim

  10. O Nelson ti spe kupto cka te ka fol artani, njeri te ka keshilllu dhe ti ka tregu gabimet, kuku si jemi ne shqiptaret,

    ai po te tregon thjesht diturin e boksit, ai nuk eshte boksier po gazetar i boksit, po kur te shikon ai eshte gjithcka per boksin shqiptar. Eshte matchmaker, menagjer i licencum ne bote per boks, percjell te gjitha ngjarjet neper bote e shume aktivitete tjera qe ti spi kuptojshe. Une nuk te njoh por kam degjuar per ty dhe u konsultova me artanin me te shkrru se artanit ndonjehere i vjen keq me ra ne nivel me juve te paditureve.

    Aj nuk ka nevoj me mesu abc-en ne ring, aj nuk eshte boksier,por si te thashe gjithcka per krejt boksin shqiptar, se jeni te paditur, me vjen keq qe po te thome. Meso se pari te shkrruash ne shqip abc e pastaj abc-n ne boks. Konstantimi im per ty eshte se me vjen keq per ty cfare truni te dobt paske, eshte per tu ardhur keq.

    Shpend Ahmeti
    Administrator

  11. Grushtet kan ndiku shum tek ky djal eshte per te ardhur keq!e ,mira tij eshte te bej ndonje kurim dhe te nderroi profesion se nuk eshte per kte pun!pse nuk i bon kto gabime ne ndeshejt nderkombetare apo aty te nxerrin jasht me faulle se ktu ne shqiperi i komandoni vet gjygjtarine ju.

  12. prsh po me habit ky nelsoni…ky sesht boksier nje her ska lidhje me boksin ky osht per mundje ky nuk bon boks bon mundje…ky thot jam 13her kampion shqiperie..bravo je sepse jeni 7veta kinder sorres 6 gjyatar edhe ti….pa harruar zef gjonin….sa per sorren qe te jan lut mos me i gjujt fort mos ta degjoj njeri sepse me gajovicin je ti ai qe i ke afru lek qe te mos te gjuj fort i ke dhen lek te mos te rrahi fort jo te lej ndeshjen..ti nje her i gjujte fort atij i the me fal qe te gjujta fort e pa gjith shkodra kte gje,,jo fatjon sorra se me shum ne shkoder dun fatjon sorren se sa ty……nelson hysa kena mor vesh qe ti ke mor medalije ne uropian apo botror..a po na thu sa lek pagujte per ta lon ndeshjen…. apo do e mohosh kte gjee..se kte e din gjith….osht turp turp per ty te quajn kampion me ato ndeshje qe bon ti ty osht per te nxier jasht pa mbaru raundi par…

  13. nelson prano gabimin.ban stervitje e ban boks me te.pastorje emrin se je i turpnum.esht gjysma jote e ske marre tu e kap e tu u rujt me te than mendja se sorra gjun me plumba ja me grushta.pse e ke aq frik me ba boks me at qi dikur te paskan porosit mas me i ra fort.te pakten mas u ban i paftyr.prano at qi ke ba e kerkoi falje gjith tifoza te vllaznis dhe boskdashesve.zoti shpend ahmeti te lutem mos kaloni ne fyerje personale.te flasim per boks dhe per te miren e ketij sporti jo per intelektin e njerit apo tjetrit.

  14. kjo sosht e vertet qe sorra ka kerku te mos i gjuj fort nelson sesht mir me e thon kte fjal se sorren e njeh gjith shqiperia dhe e din se cfar boksieri esht….

  15. nelson hysa ti je vetem nje leperush…ti nuk ke lidhje me boksin ti ke lidhjen vetem pak me mundjen se ti nuk bon boks po mundje….fatjon sorra osht trim nuk osht nje frikacak si ty dhe sorra nuk te ka kerku ty te mos i gjush fort se ti zdi me gjujt zdin boks…je ti ai qe i kerkon boksierevet te mos te gjujn fort..te kujtohet gajovici qe i dhe lek te mos te rrihte fort..te kujtohet kur i gjujte nje her dhe i the me fal ne mes te ringut,,e pa gjith shkodra…po na thuj pak se me sa di un ke mor medaljen ne evropian apo botror me thuj sa e bleve ate ndeshje sa lek dhe….hup nga boksi sje per boks osht turp me hyp ne ring ti……ti i ke ra ne qaf boksit…boksin e ka zon halli me ty..zdi si krenohesh me ato ndeshje qe bon zdi si thu kam dal 13her kampin shqiperi……..a ste vjen turp…nuk del ti kampion po ty te nxirin kampion…

  16. o nelson hysa ti ske lidhje fare me boksin as me noj lloj tjeter sporti edhe nqs ke fitu ne shqipri nuk i ke fitu me merit po me albitrim tu i ba presjon zef gjoni tka ardhe koha me e lane boksin nuk ke ca jep ma vec e shemton

  17. O nelson para 2-3 vitesh mund te kesh qen boksier i mir spo themi shum i mir se te cojm nalt shum se po te ishe boksier shum i mir sdo te zhvilloje ndeshje ne shqiperi por mesa i perket ketyre qe the ti qe ke pesuar operacione dhe ske mundur te vazhdosh me gjat ateher pse boksove ne kampionatin shqipetar dhe ti e leme kte mesi po bokson ne kampionatin shqipetar ty te rrafi Bushati dhe that qe fitoj me hile tranjeri jot tha qe ka fituar me hile ateher pas disa kohesh e pranoi dhe vet dhe tha qe ka fituar po nuk esht tem qe ti hym kesaj per shkak te disa gjerave qe u ben ate ndeshje kur ja ndjen lageshtiren zefit fillon dhe ben Stop….Po ta shikosh ndeshjen qe beri ti esht turp turp nuk ishe i zoti gjith qe e kan shikuar ate ndeshje kan then vetem ky Hysa sesht per boksier per cfardo mund te jet por boksier sesht ca lidhje ke me boksin ti ateher……….

  18. Shqiptaret kane disa vese shume te mbrapshta qe po shfaqen mjaft qarte edhe tek kjo faqe.

    ….Po flitet per Nelson Hysen dhe Fatjon Sorren.

    Une i kam pa thuajse te gjitha ndeshjet mes tyre.

    Se ca ka ndodh ne dhoma posht ringut, pra se kush esht lut e kush jo, kete se dime ne por e dine vetem protagonistet kryesore qe jan vete boksieret apo trajneret.

    Na shqiptaret duhet me u mesu me fole me fakte e argumenta, e jo me ndasi qytetesh e krahinash apo indicia njoftunish personale.

    Historikisht nese ka pas ndeshje qe jan fitu me meriten me te madhe, absolutisht jane ato te Nelsonin me Fatjonin dhe kete e din edhe vete Fatjoni, Skender Kurti apo Sead Bushati apo gjithe Tirana apo gjithe Shqiperia. E ka rrah Nelsoni biles edhe me diferenca te medha, kaq sa i perket duelit mes tyre, nuk mund te krahasohen. Kampionatet jane ba edhe jashte Shkodre disa here dhe prap e ka rrah Nelsoni.

    Tani s’duhet te ngaterrohen temat e diskutimit. Sepse nese duam te flasim per anen personale te Nelsonin, kjo eshte tjeter çeshtje qe nuk duhet perzier me duelin me Fatjonin. Nelsoni eshte nje boksier qe ka patur shume te ardhme per nga fiziku apo edhe talenti tij per boksin, por miq te nderuar talenti do zhvilluar, por per ta zhvilluar nuk mjafton vetem stervitja apo perkushtimi, te gjithe e dime se duhen shume kushte tjera apo jo. keto Nelsoni dhe gjithe tjeret nuk i kane patur ndaj Nelsoni dhe te tjeret kane mbetur aty ku jane. Po te shohim kushtet qe ka sot boksi shqiptar dhe rezultat qe arrihen nga ata ne arenen nderkombetare ju siguroj qe jane shume pozitive. Kur te huajt shohin se ku sterviten dhe cfare kushtesh kane, shastisen apo terrorizohen krejt. Ndaj nuk duhet gjykuar dhe kaq thjeshte. Renia e formes sportive te Nelsonit ka ardhur nga demtimet e tij te njepasnjeshme dhe jo nga neglizhenca, por edhe jo ne 100% ben diferencen patjeter me Sorren. Ketu kam pershtypjen se ceshtja eshte me thelle se mes ketyre te dyve dhe eshte e nxitur nga dikush tjeter qe edhe ate Nelsoni e ka rrahur ne ring dhe tashme meqe nuk mundi ai vete po kerkon prej vitesh e vitesh qe me Sorren te beje realitet endrren e tij ne sirtar gjate viteve kur ishte boksier. Po ju them qe me Sorren, Sead Bushati nuk do ta realizoje kurre endren e tij, duhet ose te rikthehet vete ta provoje edhe njehere ose mundesia e vetme qe mbetet te krijoje nje tjeter boksier te denje per ta rreuar Nelsonin gje e cila ka shume pak shanse te ndodhe deri ne momentin kur Hysa ti thote lamtumire boksit.

    Tani Vllaznia eshte me e mira dhe gjithmone pema qe ka frutet me te mire gjuhet, kete e dime te gjithe. Tirana mori ate qe meritoi. Erdhi Albi me gjithe ate buje e shkundi fare Bilali, Sina me mendjen e madhe e shkundi Vrenozi. Duhet te jemi realiste. Pse nuk thoni ju qe jane dy skuadra qe jane shkrire ne nje, Tiranen, vetem per te shembur Vllaznine. Pse nuk thoni qe Partizani erdhi vetem per te mbeshtetur Tiranen apo qe edhe Teuta aty ku kishte mundesi ishte pro Tiranes, gje te cilen e ben historikisht, apo keto nuk kane rendesi, paska rendesi nje ndeshje e Hyses me Sorren qe gjithmone eshte fituar nga Nelsoni dhe gjithmone me merite. Edhe po te humbte Hysa ju e dini qe Vllaznia e kishte te fituar Kampionatin.

    Para se te beni polemikat e kota uroni Vllaznine sepse siguroi titullin e 17-te radhazi ne vend,rekord qe e theu qe nje vit me pare, ate te famshit te Partizanit te mjeshtrit Ali Kastrati dhe tashme kete vit permireson rekordin e vjetshem, rekord i cili nuk eshte arritur nga asnje skuader ne cdo lloj sporti ne Shqiperi por edhe kudo ne bote eshte shume e rralle sepse kam frike te them e vetmja. Eshte per librin gines ndoshta.

  19. nelson paske fut kyt senadin me shkru.po mir me sead bushatin ca ke.te djeg se te ka rrah apo ca.aj ka ken nji super boksjer ka ba boks burrash edhe spektakular dhe esht legjenda e peshave te renda ne shqiperi.nuk ka ba asnji hupje ne shqiperi qe nga mosha 17 vjecare e deri ne mbyllje te karrieres.te kishte pas nej peng seadi me ty nelson ta siguroj qi sdo ta kishte len ne sirtar se esht burr por si duket pengun e paske ti ne sirtar.je ba per te ardh keq ka shku puna jote mu marr edhe me djalin ma te mir sead bushatin sa kaq per ty nelson.

  20. boxer lexo mire more shok se me duket se ke lexu gjithe ca kam shkru

    kam respektin maksimal edhe per seadin patjeter, por jo çeshtjet te kalojne ne inate personale apo kundra nje personi sic eshte Nelsoni qe shokun e Sorres nuk e ka diskutu kurre.

    Po flas realitetin dhe nuk me thote askush se ca me ba a ca me shkru, nuk e kuptoj ca keni kundra nelsonit sepse e dini te gjithe qe sorren gjithmone e ka rrah me merite, se kuptoj ca ju ka ba si nelsoni ashtu edhe vllaznia, por ju djeg shume kur fiton Shkodra, vec se skeni ca me i ba se edhe Seadin e kishit nis prej Tiranes, por nje shkodran po ju ngrit boksin dhe skeni ku me e cu se per shpirt se doni as at, vetem kot hiqeni si te dashtun me te

  21. O Senad Nikshiqi !!! me vjen keq qe edhe ti je nje nga ato qe perdhunohesh nga Zef Gjoni.Sa per lepurushin Nelson nuk eshte nevoja te na thuresh levdata se kush e ka pa tu boksu ka nis me vjell.Nelson Hysa ne rradh te pare eshte djal shume i keq, 2- nuk eshte aspak sportist, 3- me boksin jo qe jo qe ska lidhje por mendoj se edhe po ta kishim kaluar tek boksi i femrave sdo kishte dal aspak i suksseshem.Nelson Hysa mund te ket qen kampiona bote, e dim qe ka marr medaljen e pare europiane(por dim edhe qe e ka bler ndeshjen ne ate europian), po nejse po e marim si te merituar.Sporti boksit mor shoku Senad,se dukesh edhe shume specialist ne kete fushe por ne te vertete se ke piken e lidhjes, nuk pyt se sa her kampion ke qen apo ca medaljesh ke marr.ka qen kampion por nuk eshte me.po ti hym analizes se ndeshjeve mids Nelsonit dhe Fatjonit ne 4 vitet e fundit Nelson Hysa me merite mund te kete fituar dy ndeshje por ja 4-5 tjera si ka merituar aspak, por ky rasti i fundit dhe ai i parafundit ne kupen e republikes ne vitin e kaluar jan vlagrante fare, ku gjyqtaria sebashku me ty dhe shume te tjere perdhunohen nga Zefi Gjoni me orar.Nelson Hysa ka qen kampion por ka kohe qe nuk eshte mo. Sa per Sead Bushatin eshte trajneri me i nerum nga gjithe sportistet edhe dashamiresit e boksit, jo vetem se ka qen kampion absolut i peshave te ronda edhe Nelson Hysen nuk e llogariste fare por eshte ai qe Zef Gjonit po ja sjell ngushte dhe po i jep tonin boksit shqiptar…tatepjeta e vllaznis ka filluar, duke pare qe nga kampionati i 17 vjecareve ku Sead Bushati dhe cunat e tij nuk njohen konkurent.Vllaznia nuk ka me brez. edhe dicka tjeter, pse nuk analizoni edhe ndeshjen e parafundit midis Sorres dhe Hyses??? skandali ka qen i te njenjtit nivel…
    Tani dua te dal diku tjeter. Kapionaet e vertete dhe ato qe jane me te vertete sportista e pranojn humbjen dhe nuk e flliqin emrin e nje kampioni.Ti thua qe Bilali me shkundi mua, ndersa Vrenozi shkundi Sinen !!! ke mendimin tend por mos flit par ndeshjet. Ti e di shume mire qe nese Nelsoni eshte medalist ne europe, une jam medalist si ne europe ashtu edhe ne bote edhe mbaj mbi shpine rezultatin me te lart ne gjithe historin e boksit shqiptar. Por qe jam sportist e kam tregu ne kete kampionat pasi edhe mbaj te tilla rezultate e kam e pranova humbjen ne ring ndaj Bilalit edhe pse boksoj piset ku me ka goditur 4 her me koke edhe shume her me brryla, gje qe ne bote diskualifikohesh menjehere, megjithate duke krahasuar pergatitjen e tij me mua e pranoj dhe e pranova qe ne ate ndeshje ishte me i mire nga une, dhe per kete gje e duarttrokita dhe i hapa edhe litaret kur doli nga ringu edhe pse humbjen me Bilalit nuk e imagjinoja kurr.pra edhe une isha ai kampioni por nak jam me.i tille eeshte edhe Nelson Hysa. Sa per Sinen ndeshja ka qen e barabart, mos te them qe per disa nuanca ishte me i mire Sina, por Vrenozi si boksier i konfirmuar qe eshte ju dha fitorja dhe per kete nuk kishim pse te kundershtonim.
    Tani si perfundim do thoje qe Nelson Hysa eshte nje lepurush, nje djla pa karakter, seder dhe nder. do i keshilloja qe te hiqte dor jo vetem ai nga boksi por edhe Zef Gjoni bashk me te se po mban boksin peng, por vetem se do me vinte keq se ti Senad sdi kishe me cfare te shkruaje ne gazeta pa Zef Gjonin. me vjen keq edhe per dicka qe kjo frym e keqe e Zef Gjonit dhe Nelson Hyses po perhapet gjere tek te gjithe boksierat e vllaznise. Nelson Hysa ka hyr ne historin e boksit shqiptar per dy gjera : 1- si boksieri qe ka arrit medaljen e pare europiane ne historin e boskit shqiptar, 2- si turpi me i madh i historise se boksit shqiptar. kaq kisha !!!

  22. edhe dicka tjeter do shtoja . nese mundoheni ta justifikoni formen e nelson hyses me demtimet qe ka pesuar po ju them qe Fatjon Sorra 6 muaj me perpara ka kryer nje operacian shume te veshtire ne dore pasi keputi plotesisht tendinin, nje operacion shume i rralle ku ne shqiperi ishte rasti i dyte ne total qe ky operacion kryhej.dhe nese ndonjeri nuk beson pyesni vete Nelson Hysen se e ka uruar asaj kohe per nje sherim me te shpejt Fatjonin.

  23. senad njof seadin njof edhe nelsonin bile i kam shok te dy.ta garantoj se jan shok e nuk jan dakor me ata qi ke than ti.seadi gjithmon ka dasht me e pa nelsonit te suksesshem dhe kur ka ken ne fillimet e veta nelsoni,seadi e ka ndihmu shum.pyte edhe nelsoni se ngatrresen e din mir te dy se kush ja ka fut.

  24. senad…..me kte qe ke then tregon qe smer vesh nga boksi….dhe e dyta meqe njihemi dhe me mu dhe me seadin,,,..sead bushatin mos e permend fare…se e para as un as ti asnjeri tjeter ktu ne shqiperi sesht niveli i sead bushatit…dhe e dyta..sead bushati ste ka permend nai her emrin ty..qe kshu ske pse e permend ti..sa per ndeshjen e nelsonit dhe fatjonit…mos u flliq me ato qe thu se osht turp per nje gazetar per ty te flasi kot….se ate ndeshje dhe sh te tjera i kan pa sh tjer dhe e din se kush osht kampioni…

  25. pershendetje te gjith,,,gjithmon ka padrejtesi ne boksin shqiptar sidomos ne shkoder e tjer,,,boksierat nuk marin ate qe e meritojne,,njs kjo esht prb ne federaten e boksit,,ku gjysma e me teper duhen heq se hajne buken kot,,,mbi te gjitha djersen e sportisve te mir?

  26. Me vjen keq qe degjeneron diskutimi ne nje nivel te tille. Ti shoku i Kremlinit hapi pak gazetat mire edhe lexo se ca shkruj une, ok. Pyt pak baftjar abazin apo edhe skender kurtin apo edhe seadin apo edhe jetmir kucin se me njohin dhe e dine karakterin tem plus edhe sa realisht apo jo shkruj une. Kur ka ken me shkru kam shkru ashtu si asht dasht dhe ska le hala ai qe me perdhunon mu ne cfaredo lloj aspekti qe ti te kesh qef ta marresh. Po te sqaroj per pjesen teme dhe mos ban ma gabim me i kalu ne personale gjanat se s’ka lidhje hic.

    Edhe ty te njohim. Flas si boksier e, mos u keqkupto. Me thuj sa here te ka mujt Bilali dhe me thuj sa kohe ke ti qe ban stervitje ne Rusi me thuj cfare kushtet ke ti atje dhe cfare ka ktu Bilali, ok. Te shkunde edhe shkundja totale dhe ket e din mire, mos dac me e pranu mos e prano por une e kam pa te regjistrume ndeshjen dhe ky asht mendimi jem, ti merre si te dush.

    Sa ca ke ti apo kushdo me Nelsonin gjana tjera, thuajini atij dhe jo mu.

    ..secili e njeh at tjetrin sipas menyres tij, dikush per dike asht i mire per dike asht i keq.

    Kjo ska lidhje. Une flas per boksin, Nelsoni e ka rrah 13 here Sorren, hiq kete te fundit qe une se kam pa, po e lajme 12. Nder keto 12 gjithmone ka fitu me merite dhe Fatjoni gjithmone vetem asht mbrojt nga goditjet e Nelsonit, un i kam te regjistrume disa prej atyne ndeshjeve aq ma teper qe ket e dini mire te gjithe ju dhe tjeret.

    Seadi eshte djale shume i mire dhe ska deshire ta ngaterroni kot por duhet me e dit qe njehere ka fitu me Nelsonin dhe nuk po i futem diskutimit si ka fitu po ashtu heret e tjera i esht shmang peshes Nelsonit. Nejse !

    Ju te Tiranes keni vec fjale si gjithmone ju ka mund Vllaznia dhe e dini mire qe gjithmone me merite. Biles shpesh here haku i eshte ngrene Vllaznise e jo ju edhe ket e dini.

    Ju duhet me dite qe Vllaznise brenda nje viti e gjysem i jan largu 4 kampiona, Feliks Kruja, Sulejman Dashi, Marsel Sermi edhe nje qe spo me vjen ne mend per momentin. Me 17 vjecat fitoi Tirana sepse te Vllaznise kaluan moshen, do e shihni kesaj radhe se kush ka me fitu. Vllaznia nje kampionat ja ka fal Flamurtarit per mos me e hek Gezim Zenelin nga puna dhe po ashtu edhe Kupen nese sdoni me e pranu qe jua fali e ka neglizhu edhe kete e dini mire, dhe vetem me njat Kup u hape t gjithkund deri ne Top Channel thua se fituat ndonje titull boteror.

    dhe i dashur Albi une nuk mbushi kurre gazetat, kurre nuk kam nje lajm per te mbushur gazetat, kete pune e kam pasion dhe me shtyn pasion per ta ba sepse nuk e kam bazen e jeteses gazetarine qe ta dish ti, ndaj nuk mundet askush te me perdhunoje dhe mos e thuaj me se gabon rende.

  27. O Senad nqs shikon me sy dhe degjon vesht Ne cdo vend cdo person cdo njeri po flet per nelsonin qe sja ka haberin fare boksit mund tja ket pasur para 3 viteve po tani esht vetem per te shtyr neper Darsma ky nelsoni jot e pranoi vet ne tv rozafa arena sportive qe Fatjoni esht boksier me i mir se Un tha nqs ke pasur veshet e ndryshkur degjoje ritrasmetim ok Nrm qe ti flet per nelsonin se je shkodran ata qe skan lidhje me asnjenin po mbeshtesin anen e fatjonit per shkak se esht boksier jo me shty …….

  28. epo atehere ja keni ju haberin dhe jo ai qe ka 13 tituj kampion shqiperia, s’kam ca diskutoj ma hic, do thoja vetem kaq qe kur sorra ta mund 13 here se sme pelqen fjal rrahje, atehere do jete me i mire….ne tvr tha qe eshte i mire por jo me i mire mos u ngaterro, nejse…secili ka mendimin e vet,,un per vete duke u nis nga ndeshjet qe kam pa mes tyre them qe nelsoni asht jo ma i mire po shume ma i mire, ashtu sic di me than qe vrenozi me barmeten jan ma te miret ne peshat e tyne, ska lidhje prej ka jam, problemi asht me than at qe asht, sido qe te jete un tham qe smund te perbaltet keshtu dikush qe asht 13 here kampion shqiperie, pak rendesi emri i tij

  29. per 2 vellezerit Fatjon Sorra Albi Sorra dhe Alban bermeten ska llafe per to kur humbin sepse jan kampion te boksit kaq kisha pastaj fol si te duash ti ndac per shkodren se je nga shkodra e per cfar te duash ti pyet specialist boksi cfar te thojn per kta te 3…..

  30. O Senad Nikshiqi per ato shkundjet qe thua ti nuk me shqeteson fare, se fundja fundit ti dallohesh shume mire qe nuk merr vesh fare nga boksi.sa per ndeshjet me Bilalin kjo eshte e dyta qe humb, por humbja pare per mua eshte fitore pasi ka qen nje skandal i te njenjtit nivel te ketij me Nelsonin,nese gjen ndonje rregjistrim te keshilloj ta shohesh edhe pse me lart te shkruajta qe nuk merr vesh nga boksi.pastaj ne kupen e republikes vjet e kam mundur.sa per kushtet i ka shume me te mira se une, sepse une si synim te pare kam studimet ketu,me boks merrem vetem ne kohen e lire.skam asnje perkrahje ekonomike,zhvilloj shume pak ndeshje sepse jam i huaj, nuk marr pjese ne asnje grumbullim, nuk ndeshem ne kampionate europiane e boterore me.prandaj qe mos u kap me kushtet se skan lidhje.
    Sa per fitoret e Nelson Hyses nuk i kam numuruar edhe pse e di qe jan te shumta kundrejt Fatjonit, por mos harroni tja numeroni nje fitore Fatjonit me te, numero edhe dy ndeshjet e fundit flagrante edhe behen tre humbje, te humbesh tre her nuk eshte rastesi apo jo???aq me teper qe edhe ja 3-4 tjera jan marr padrejtesisht ku nuk mund te them qe ka qen diferenc e madhe. sa per Vllaznin si ekip e pranoj qe eshte ekip shume i mire por nuk mund te pranoj se gjithmone pa asnje lloj perjashtimi e ka merituar kampionatin.sa per ate kampionatin qe i keni fal flamurtarit nuk eshte aspak e vertete,thjesht nuk e mundet dot, pasi kam qen vete prezent kur Sead Bushatit, meshtri i merituar i sporteve Z. Zef Gjoni i ka ofruar me mijera euro qe te fal ndeshjen kundrejt Jozef Sermit, sepse vllaznia po humbte kampionatin.por Sead Bushati nuk eshte nga ato !! dhe te till jan edhe sportistet qe ai stervit.
    Dhe si perfundim Senad Nikshiqi : ose duhet te pranosh qe nuk merr vesh fare nga boksi ose duhet te pranosh qe perdhunohesh nga Zef Gjoni si shume te tjere !!!
    Me vjen keq qe po te shkruj keshtu se nuk te njoh nga afer, te njoh vetem nga ato qe shkruan dhe nuk e kam ne karakter, nuk ma lejon edukata, ato qe me njohin nga afer e din shume mire.por infektimi nga sindroma “Zef Gjoni” ka arritur masat maksimale dhe sporti i boksit po shkon keq e me keq kur me kete sindrome infektohet edhe shtypi. pse nuk je treguar transparent ne gazeta e te shkruaje incidentin qe ndodhi???nuk ishte incident i vogel, ishte i permasave te medha ku nuk mund te anashkalohej ne kete menyre nga shtypi????

  31. O njerez me ndegjoni me vemendje.

    Une e di krejt mire kush asht Nelsoni se e kam shok dhe e di krejt mire kush asht Seadi se e kam edhe shum ma shok te mire e te nderum e fjalet e mira jane shum te varfera per me e lavdru Sead Bushatin.Une nuk dua te komentoj as njerin as tjetrin por di me ju thane qe me dale kampion Shqiperie asht si me dale kampion lagjeje dhe kyt se let topi.

    Per mendimin tim te gjithe boksieret qe dalin 5 here kampiona Shqiperiet duhet te terhiqen nga boksi amator dhe ti japin vedit sa me lart qe te munden dhe keshtu ecen edhe boksi perpara dhe jo te degjeneroje kampionati ne nivele te mjerueshme sic eshte tani ku qe ne fillim dihet kush do jete ne finale sepse nuk ka elemente konkurues dhe dihet kush do fitoje pasi eshte federata me e peshtire qe me kane zene syte e veshet ndonjehere.

    Te gjithe albitrat jane te manipuluar,thellesisht te korruptuar dhe nje paaftesi e theksuar i prin dhe i karakterizon.Por paaftesia nuk eshte vetem tek albitrat jo jo jo……Lind pyetja?????Si ka mundesi qe ne shqiperi ka 20 vjet qe behet boks por por por vetem ne nivelin amator tejmaset te mjeruar?????????

    Pergjigja me e sakte eshte qe ne Shqiperi behet boks i viteve 50 pa as me te voglin program apo njohuri te pergatitjes speciale fizike.Perjashto Sead Bushatin te tjeret bejne stil druvar,merre sepaten e hyni pyllit me ba dru.

    Trajneri i kombetares dhe i Vllaznise nuk ka as shkollen e mesme dhe po ju garantoj qe nuk e ka,dhe po e pati e ka pas vitit 2000.A e dini more njerez qe nuk ka ken kurre ne jeten e tij boksier,a e dini more njerez qe asht ken bojaxhi e jo boksier kurren e kurres,a e dini more njerez qe edhe sot ba me e pa duke dhane dy goditje duket si me ken epileptik se nuk ka ba kurre boks a po kuptoni o popull qe boksi Shqiptar ka ra ne kokerr te hallit me zefin se e ka kap per fytit e nuk po e leshon por po e vret ngadale pa piken e meshires.

    Shkodra ka tradite ne boks sepse keta kampiona nuk i ka nxjerre zotni zefi jo jo jo jo jo zefi vetem sa ka marre poshtersisht ne menyre hajduteske meritat e pamerituara,sepse trajneret e vertete qe kane punuar si skllever per boksin shkodran jane Ramiz Halili,Kujtim Demi,Viktor Martini,Ardjan Bajrakurti etj qe nu po me vijne ne mend.

    Po ju them une pse Vllaznia del kampione gjithmone me cdo kusht e me cdo cmim pasi ka 20 vjet qe zotni zefi bashke me drejtuesit e klubit vllaznia marrin fonde,grande,donacione zhvatje dhe abuzime nga me spektakolaret duke nxjerre EDHE kampiona zhele,disa te pakten.

    Ba me u nis me fole e me e krujt stomakun une per klubin Vllaznia e per zefin,atehere ju nuk komentoni ma kurre se e kuptoni ne thelb se boksin Shkodran e ka mbulu …. me kohe e ky …. po ja nxen frymen krejt boksit Shqiptar.

    Sa per gazetaret i njof te gjithe dhe i them Senad Nikshiqit mos u ban edhe nji femer tjeter ne haremin e zefit si jane ba edhe gazetaret e tjere te shkoders.

    Djersa dhe mundi i sportistit jane te shejta dhe te panegociueshme per pazare edhe SERB te jete ai,e pra mor njerez zotni zefi i ka perdhunu e degjeneru sportistat e tij e vazhdon me te njejten menyra prandaj nuk e don askush nga sportistat edhe ato qe e dojne nuk i ve faj se jane te haremit.

    Pershendetjet ma te mira dhe urimet ma te perzemerte per Sead Bushatin dhe i them mos u merzit edhe pak se zefit i ka maru voji kanilit asht 70vjec gati,e kur te vijne rralla ty jo 17 here por 37 here kampion ke me e nxjerr kedo ekip qe te marresh,mandej mor Sead o krajli peshave te randa ty te lakohet emri jo vetem se je kercenim serioz por edhe se mos harro i thojne nji fjales KALI MIRE CON PLUHUN TE MADH MBRAPA.

    Respekte per ato qe ndajne te njejtin mendim me mua dhe perbuzje dhe mosperfidhje per gjithe ato qe bejne pjese ne haremin e zefit

    ARBIS VJERDHA

  32. ARBIS VJERDHA nuk te njoh por i ke ven kapakun te gjithe ketij dialogu te gjate…..gjithcka qe thua eshte super e vertete !!! te gjithe lexuesit duhet te besojn, per kete i garantoj edhe une…
    Respektet me te sinqerta nga ana ime !!!

  33. Respektet me te sinqerta dhe nga ana ime Arbis Vjerdha. Cdo fjale shume e vertet.Perbuzje per haremin e Zefit, hahahah cfar pershkrimit fantastik

  34. Pershendetje Albi dhe Ardit. Flm shume qe ndani te njejtin mendim. Po ju them dhe dicka tjeter nga eksperienca qe kam nga karriera ime dhe ju siguroj qe eshte shume e gjate dhe shume me e ndritur se krejt.

    Ekipi i Vllaznise se bashku, dhe po ju them qe eshte me mire te humbesh me nder se te fitosh me pisllek.Po ju tregoj nje episod nga karriera ime qe pasi bera nje operacion ne shpatullen e majte rreth 25cm prerje e moa guximin qe te ngjitesha ne ring pas vetem 4 muajsh dhe do ndeshesha jashte peshes time 10kg me teper.
    Kundershtari im ishte 22 vjec dhe kishte vetem 2 muaj qe ishte shpallur kampion i botes.Filloi ndeshja dhe po ju them qe ma fryu koken ne grushta per 4 raunde dhe une isha akoma aty pa e rrokur as. Edhe nje here por duke bere me te miren qe mundesha dhe me buzeqeshi fati pasi dhashe nje goditje shume te forte ne nofullen e tij dhe ju fiken dritat nuk u ngrit me, por ju betohem ne koken e femijeve qe nuk u gezova fare dhe as nuk u ekzaltova sepse fitorja ime kishte merite 5% DHE 95% ishte fati im i mire e fati i tij i keq. Kjo nuk ishte fitore me pisllek por a e imagjinoni nje njeri qe ekzaltohet edhe kur nuk e meriton dhe nuk gjen forca ti thote vetes mbahu se nuk eshte merita jote por e atyre qe te shfrytezojne.

    Cuna mos u merrni me llafe se nuk ja vlen aq me teper qe jetojme ne vendin me paradoksal te planetit.

    Reperi me i mire ne bote eshte nje i bardhe EMINEM, basketbollisti me i gjate ne bote eshte Kinezi MING,Gjermania pasi ishkaktoi botes dy luftera boterore me mbi 50 milion te vrare,sot predikon me force paqen ne bote.E atehere lind pyetja e pse nuk muajka me ken zef gjoni trajner boksit??????hahahahahahahaha

  35. Zoti Sorra
    Pse nuk hidhni ne internet video te kesaj ndeshje ne menyre qe ta shohim te gjithe ket “skandal”?
    Nxirrni faktet se fjalet e shumta jane fukarallek. Sidomos ato ofensive si perdhunime a hareme pa i njoft njerezit. Nuk qenke aq sportiv sa thu. Kur nuk je ne internet imagjino ne ring.
    Vitin qe vjen bashkojuni edhe me Teuten perveç se me Partizanin. Ose filloni me ble sportista shkodrane si ne futboll.
    Vllaznia e favorizume kurse Tirana viktime……. edhe ket e ndigjova

  36. Ju garantoj tan kampjonave te vallaznise te 20 viteve te fundit qe do vijne koha qe ti shikoni gjanat ma me sportivitet dhe rrealitet dhe mos e leni qe mundi dhe djersa juaj te jete mjet fitimi dhe lavderimi per zefin e ndersa ju vetem lavderime qe nuk ju hyjne ne pune.

    Zef Gjoni ka merita te pamohueshme per per arritjet e Vllaznise por jo kurre ne bote si trajner por vetem si nje njeri i apasionuar me lidhje te forta me shtetin duke siguruar fonde ne te gjitha menyrat dhe po te kishte patur rrolin e presidentit do kishte hyre ne historine e boksit me atribute te pamohueshme e te pakundershtueshme.

    Kur te ikun zefi as per 800vjet nuk ka me fitu ma Vllaznia dhe jo se nuk ka talenta dhe trajnere por se nuk ka lek,se nuk ka me pase ma korrupsion dhe blerje albitrash dhe mbi te gjitha ka per te pasur konkurrence te ndershme ku dy boksiere ndeshen ne kushte te barabarta.

    Une jam Shkodran dhe e du Vllaznine shum edhe pse drejtuesat jane vampira qe vjellin djersen e sportistave por ma shume se Vllaznine une du sportin dhe flas ne te mire te gjithe sportistave pa dallim feje e krahine por ne te mire te djerses dhe mundit te cdo sportisti.

  37. Arbis me vjen mir qe paske ndryshu mendim per sa i perket padrejtesive ne sport, dikur nuk mendoje qe djersa e sportistit eshte e shejnjte dhe e pa negociueshme duke qene se dikur nxenesit e tu neper kampionate ne shqiperi kan mar medalje duke ulur moshen nga 15 ne 13 vjeç, ne fejmiri qoft edhe 1 vit diference ndikon shume. Sportisti sot ben sakrifica me shum per trajneret dhe federaten se sa per vete, nuk financohen dhe nqs fitojne ndonje medalje firmen e hedh sportisti dhe paret i marin tjeret, kjo ben qe sportistat te emigrojne jasht.

  38. Arbis Vjerdha. Puuuuuuuuuu kush flet. Tan shkodra e din kush asht. Kandidat per deputet me partin e erion velis hahahahaah(gati doli deputet). Nje jet super te shthurur. Me nje emer qe as familjet me te ulta ne shkoder se dojn me e krahasu veten me te. Mos shkruj ma arbis se le nam.

  39. po ju qe po flitni per vllaznine (ta harrojme zef basketbollistin)harruat qe vllaznia ka kene gjithmone e persekutume pre arbitrave une nuk di gja se cfare bahet sot se ka kohe qe kam ike por dikur boxerat e vllaznise ju donte me fitu me knockout qe te fitonin ndeshjen se perndryshe nuk fitoshin.pyetni kampionat edhe djemt e mire si jetmir kuqi besnik gjetja tur gavoci tur drini etj etj sa cfare poshterise ju baheshin vllaznise.ky elsoni cfare kam pa une ashte kot por mos tju hupim meritat shume kampionave shkodran qe kane fitu me merite nder vite.arbis po me bahet qefi qe ishe ba president i federates se thai box se e meriton se ke sakrifiku shume per te arrite deri aty se e mbaj mend qe kur ne te lagjes u merrshim me pislleqe ti bashe stervitje te 10 korriku.ec aty derguti hahaha.spo e shkruj emrin per arsyje personale.po ahmet golemin a e mbani mend cfare karabushit.na kemi zefin ju keni ahmetin.

  40. Une mar z.petrit kisha pase shum deshire me te njoft personalisht se per jeten e femijeve nuk bahesh ma niri sa te kesh fryme.Nuk e din e shkreta nana jote se cfar bushter djalit paska mbajt ne bark.Une mar zotni vij nga nje familje me halle por sigurisht te ndershme dhe me shum tradite.Une nuk jam baxhelle djalit si puna jote me fol per familjen tande por ty ba me ma dhane shancin ti e me te njoft kush je do te maj dashnore e do te qes me punu te betohem per jeten e femijeve qe te baj mas me te ardh era njeri.Ty te lumte se kenke djal shum trim por di me te thane qe une ja dhashe rinine teme sportit dhe qefit,kjo asht shthurja jeme ma e madhe qe mu nuk me doka as familja ma e ulet.Po a te kam merre te tam e ta kam nxjerr ne rruge me punu prostitut?apo motren?kushrinen?Kurre ne jeten teme nuk i kam ba poshtersi kujt,kurre ne jeten teme nuk kam shkele kend as nuk i kam ba kujt keq o pjella e keqe.Hajde e me tako se kurre ma keq me njeri ne bote nuk ke mu nda ma keq se me mu.Kurse ti z.jusha as nuk me njihke hic pasi keto mendima kam pase historikisht gjate gjithe karrieres teme dhe vetem per bindjet e mija jam penalizuar vazhdimisht.Kam dhene dhe vazhdoj te jap pare nga xhepi jem per sportin dhe per sportista nga gjith shqiperia dhe as nji lek kurre ne jeten teme nuk kam marre nga djersa e sportistave te mi,por si gjithmone del nje urith anonim e flet simas qefit.Po patet gja personale neper shkoder jam hajdeni se po ju kthej borxhin nqs ju kam ba gja,ne te kundert jeni baxhella e asgja ma teper e sa per sport ju ve ne maje te majes k….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.