RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Tatli kacafytet me Loran në matjet zyrtare

2 min read

tatli lora 4Espoo, Finlandë, 8 mars 2013 – Boksieri kosovar i kategorisë së lehtë Edis Tatli ka patur një zënkë me boksierin e Republikës Dominikane, Felix Lora, në matjet zyrtare të premten në Espoo të Finlandës. Tatli do të përballet me Loran të shtunën në meçin e vlefshmë për titullin WBA Inter-Continental të kategorisë së lehtë.

tatli vs loratatli lora 2tatli lora 3“Ai nuk më shikoi në sy. Unë iu afrova për të shikuar në sy. Ai më shtyu, ndërsa unë isha i gatshëm që të godas edhe më keq. Nesër do të jetë një betejë e vërtetë”, ka deklaruar Tatli për Kosova Boxing.

“Unë isha i gatshëm t`ia shkrepi. Pati pak shtyerje,
por po të ndërhynte dikush në mes, unë do të isha i gatshëm të godas. Nuk lejojë gjëra të tilla. Unë vetë jam gjentelmen. Por, nëse më sulmojnë, atëherë kundërpërgjigjem shumë më keq” tha Tatli në vazhdim.

Në mes boksierëve u desh të futej menaxheri i Tatlit, Pekka Maki, për të qetësuar situatën, por më pas gjithçka u qetësua.

Në matje zyrtare Tatli doli të jetë 60.9 kg, ndërsa Lora ishte diç më i rënd, 61.2 kg.

Tatli 25-vjeçar në ringun profesionist ka 19 fitore nga po aq meçe. Kundërshtari i tij Lora aktualisht është i 14-i në versionin WBA dhe kampion në fuqi i WBA Inter-Continental. Lora 28-vjeçar në ringun profesionist ka 16 fitore (9 KO), 9 humbje e pesë barazime.

fitim latifiNë parameç të Tatlit me Lorën, do të boksojë edhe boksieri kosovar i kategorisë së mesme Fitim Latifi. Ai do të boksojë kundër hungarezit Laszlo Kamhal.
“Është kënaqësi të boksoj në këso mbrëmje të mëdha. Edhe mua po më ipet rasti pas katër meçeve. E falenderoj të gjithë që më mundësuan këtë promovim, e veçanarisht Pekka Makin menaxherin tim. Do të shënoj fitoren e pestë në karrierë” theksoi Latifi për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
8 Mars 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.