Krasniqi duhet ruajtur qetësinë shpirtërore, përqëndrimin maksimal, deri në ditën e mbajtjes së meçit
2 min readShkruan:
Rexhep Hasani
Prishtinë, 6 Mars 2013 – Gazetari i pavarur dhe njohësi i madh i sportit e veçanërisht i boksit, z. Rexhep Hasani ka dhënë një mendim dhe koment të bukur te faqja jonë Kosova Boxing.
Analiza dhe perceptimi i tij për të shtyerjen e duelit Krasniqi dhe Cleverly me 20 Prill, spjegohet me pakë fjalë të sakta.
Shtyerja e datës së zhviillimi të meçit për titullin e kampionit të botës midis Haxhi Krasniqit dhe Nathan Cleverly, nuk është e rastësishme, nuk është e rastit, nuk është pa prapavi, por është një tendecë perfide e organizatorëve, për ta shpërqëndruar sa më shumë bokserit tonë Haxhi Krasniqi në rrugën e tij të vështirë për të mundshme për tu kurorëzuar me titullin e kampionit të botës, duke u bërë i parë shqiptar që do ta realizonte ëndrrën e tij por edhe dëshirën e miliona adhuruesve shqiptarë anekënd botës për ta pas një kampion bote në boksin profesionsit. Andaj Haxhi Krasniqit kjo shtyerje e datës së meçit, duhet ti shërbej për ta ruajtur qetësinë shpirtërore, përqëndrimi maksimal, deri në ditën e mbajtjes së meçit, me qëllimin e vetëm që ta gjatë rrugën, mënyrën dhe çelsin e suksesit për t’u stolisur me kororën e kampionit. Haxhiut i asnjëherë më parë u nevoitet gjakëftohtësia, fokusimi vetëm në kondërshtarin e tij i cili është kampion aktual. Por për tu bërë kjo dëshirë realitet kërkohet të tejkaloj të gjitha duelet e deritanishme, të gjitha sfidat e kaluara me sukses: Pra kërkohet që të krye me përpikëri të gjitha detyrat e marra nga trajneri i tij, të ketë durim deri në çastet e fundit të duelit por mbi të gjitha të jetë i vëmendshëm ndaj provokimeve të kundërshtarit të tij. Meqë vetëm kështu synimi i tij dhe i gjitha shqiparëve, do të bëhet realitet. Haxhi Krasniqi pa dyshim i ka të gjitha vlerat për të qenë kampion bote dhe tani vetëm i duhet që me mençuri ta shfrytëzoj këtë rast. Mençuria, maturi, dinakëria, janë vyrtytet e Haxhi Krasniqit, duhet të jenë arma kryesore, për ta realizuar qëllimin dhe rastin e jashtëzakonshëm të përmbyshjes së dëshirës dhe synimit të Haxhi Krasniqit. Uroj që kjo datë e re e duelit, të shkruhet me shkronja të arta në sportin mbarëshqiptar.