RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Tatli dhe Latifi boksojnë këtë fundjavë

2 min read

Dy boksierët tanë paraqiten në event të përbashkët në Espoo të Finlandës

edis tatli 11Gjatë kësaj fundjave që do të jetë interesante për shikuesit tanë të boksit, do të jetë ajo e Edis Tatlit i cili do të sfidon titullin WBA-Intercontinental dhe boksierit të talentuar Fitim Latifi. Të dy boksierët tanë do të paraqiten në një event të përbashkët në Espoo të Finlandës të shtunën me 9 Mars. Edis Tatli do të sfidoj titullin WBA Intercontinetal kundër boksierit nga Republika Domenikane Felix Lora. Tatli ish-kampion i Bashkimit Evropian në versionin EU-EBU e braktisi titullin vakant për të sfiduar titullin WBA Intercontinental. Do të jetë sfida më e madhe e boksierit tonë ku me triumfin e këtij titulli të vlefshëm, Tatli do të renditet në TOP-15 ku aktualisht kundërshtari i tij Lora renditet i 15-ti. “Jam i përkushtuar mjaft për këtë meç. Do të jetë një meç i vlefshëm ku shpresoj do të kurorëzohem me titullin WBA-Intercontinental” tha Tatli për Kosova Boxing.

Tatli deri më tani ka zhvilluar 19 meçe profesioniste ku ka shënuar të gjitha fitore, 5 prej tyre me ndërprerje, ndërsa Lora ka gjithsejt 30 meçe profesioniste me bilanc prej 16 fitore (9 KO), 9 humbje dhe 5 barazime, mirëpo Lora renditet më lartë se Tatli në boxrec, si 54-ti në botë deri sa Tatli është 85-ti.

Fitim LatifiNdërsa Fitim Latifi do të boksoj kundër hungarezit Laszlo Kamhal. Ky meç do të zhvillhet në 6 raunde dhe do të jetë parameç i duelit të madh Tatli dhe Lora. “Jam shumë i gëzuar që do të boksoj në një ngjarje të madhe siç është kjo në Espoo. Me katër fitoret e mija të para, kam dëshmuar se do të jem interesant të boksoj në këso parameçe. Kjo më ka gëzuar pa masë” theksoi Latifi për Kosova Boxing.

Latifi deri më tani ka zhvilluar 4 meçe profesioniste duke fituar të gjitha meçet, ndërsa kundërshtari i tij Kamahal ka 8 meçe profesioniste me bilanc prej 6 fitore (3 KO) dhe 2 humbje.

Përgatiti:
Artan Vërbica
6 Mars 2013

1 thought on “Tatli dhe Latifi boksojnë këtë fundjavë

  1. ju deshiroj sukses qe te dy boksierëve,dhe shpresoj qe te dy te dalin fitues e posaqerisht per Tatlin i cili deri me trani vetem ka shkelqyer dhe shpresoj se se shpejti dhe do te jete kampion ne kategorin e vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.