RTK

RTKLive
20 Maj, 2024

Shtyhet meçi Krasniqi dhe Cleverly?

2 min read

haxhi krasniqi - 2Kishin filluar të numëroheshin ditët e zhvillimit të meçit historik ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Nathan Cleverly, ku dueli duhej të zhvillohej me 16 Mars në Londër, por ky meç është shtyer për 20 Prill, lajmërojnë mediat britanike. Arsyet sipas kampit të Cleverlyt janë se ai ka pasur probleme me stomak ku ka humbur shumë langje dhe sdo të jetë i gatshëm të rikuperohet për datën 16 Mars.

Babai i Cleverlyt i cili është edhe trajner i tij theksoi për BBC: “Nathan ka humbur shumë langje dhe peshë poashtu dhe është dehidruar mjaft, dhe për këtë arsye e kemi shtyrë meçin për 20 Prill” theksoi Vince Cleverly.

Ende nuk kemi arritur të marrim ndonjë komunikatë nga boksieri ynë, por sigurisht ekipi i Krasniqit SES Boxing do të dal me një komunikatë për media.  Kjo nuk është hera e parë që Cleverly e shtyn meçin. Ai edhe vitin e kaluar ka luajtur të njejtën lojë kur e anuloj meçin. Tani presim se si do të reagoj versioni WBO ku mundet t`ia marrë titullin dhe të shpallë vakant, por kjo do të duket e vështirë.

Ajo që e ka parashikur muaj më parë Kosova Boxing dhe doli që të ndodh, sepse Krasniqi është boksier i rrëzikshëm për Cleverlyn dhe mund t`a ulë atë në tokë. Por duhet të jemi të sinqertë dhe të theksojmë faktin se Cleverly ka një promoter shumë më të fuqishëm atë Frank Warren. Tani shtohen edhe dy opcione tjera, ajo që WBO të jep mundësinë të boksoj për titullin WBO-Interim. Por ajo që është theksuar nga gjithë opinioni botëror i boksit, mund të jetë që Cleverly të pres fituesin e meçit Bernadr Hopkins dhe Tavouris Cloud. Në rast të fitores nga Hopkins, atëhere Cleverly me gjasë do të lëshon titullin WBO për të boksuar me Hopkins në SHBA.

Përgatiti:
Artan Vërbica
4 Mars 2013

1 thought on “Shtyhet meçi Krasniqi dhe Cleverly?

  1. Shtyerja e datës së zhviillimi të meçit për titullin e kampioni të botësmidis Haxhi Krasniqit dhe Nathan Cleverly, nuk është e rastësishme, nuk është e rastit, nuk është pa prapavi, por është një tendecë perfide e organizatorëve, për ta shpërqëndruar sa më shumë bokserit tonë Haxhi Krasniqi në rrugën e tij të vështirë për të mundshme për tu kurorëzuar me titullin e kampionit të botës, duke u bërë i parë shqiptar që do ta realizonte ëndrrën e tij por edhe dëshirën e miliona adhuruesve shqiptarë anekën botës për ta pas një kampion bote në boksin profesionsit. Andaj Haxhi Krasniqit kjo shtyerje e datës së meçit, duhet ti shërbej për ta ruajtur qetësinë shpirtërore,përqëndrimi maksimal,deri në ditën e mbajtjes së meçit, me qëllimin evetëm që ta gjatë rrugën, mënyrën dhe çelsin e suksesit për t’u stolisur me kororën e kampionit. Haxhiut i asnjëherë më parë u nevoitet gjakëftohtësia, fokusimi vetëm në kondërshtarin e tij i cili është kampion aktual.Por për tu bërë kjo dëshirë realitet kërkohet të tejkaloj të gjitha duelet e deritanishme,të gjitha sfidat e kaluara me sukses: Pra kërkohet që të krye me përpikëri të gjitha detyrat e marra nga trajneri i tij, të ketë durim deri në çastet e fundit të duelit por mbi të gjitha të jetë i vëmendshëm ndaj provokimeve të kundërshtarit të tij. Meqë vetëm kështu synimi i tij dhe i gjitha shqiparëve, do të bëhet realitet. Haxhi Krasniqi pa dyshim i ka të gjitha vlerat për të qenë kampion bote dhe tani vetëm i duhet që me mençuri ta shfrytëzoj këtë rast. Mençuria, maturi, dinakëria, janë vyrtytet e Haxhi Krasniqit, duhet të jenë arma kryesore, për ta realizuar qëllimin dhe rastin e jashtëzakonshëm të përmbyshjes së dëshirës dhe synimit të Haxhi Krasniqit. Uroj që kjo datë e re e duelit, të shkruhet me shkronja të arta në sportin mbarëshqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.