RTK

RTKLive
14 Korrik, 2024

Bedarin Toma më 31 mars kundër britanikut Danny Williams

1 min read

bedarin toma Boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë Bedarin Toma më 31 mars në qytetin Balashikha të Rusisë do të ndeshet me boksierin e njohur britanik Danny Williams. Dueli ndërmjet Tomës e Williamsit do të jetë në 10-raunde. Toma 29-vjeçar në ringun profesionist ka 6 fitore (3 KO) e dy humbje. Ai pësoi në përballjen e tij të fundit në dhjetori të vitit të kaluar me nokaut teknik në raundin e gjashtë nga Vladimir Goncharov. Britaniku Williams 39-vjeçar ka një karrierë të bujshme
në boksin profesionistë. Ai ka bilanc prej 44 fitore (33 KO) e 15 humbje. Mbahet në mend për fitoren që e shënoi në korrik të vitit 2004 ndaj legjendës së kategorisë së rëndë Mike Tysonit. Ai në dhjetor të atij viti kishte sfiduar titullin e botës në versionin WBC, por në luftë për këtë titull ishte mposhtur me nokaut teknik në raundin e tetë nga Vitali Klitschko.

Kosovaboxing.org
9 Mars 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.