RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Tatli i gatshëm për kampionin e Skocisë

2 min read

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te përballja e boksierit tonë Edis Tatli dhe kampionit të Skocisë, Stuart Green.  Ky duel për Tatlin do të jetë për ngritje sa më shumë në “RATING”. Tatli deri më tani ka zhvilluar 13 duele dhe në të gjitha ka dal fitues dhe kjo pritet të ndodh edhe me datën e 4 Marsit. Ndërsa Green është kampion aktual i Skocisë. Green ka 25 meçe profesioniste ku rekordi i tij është 15-10-0. Stuart në dy vitet e fundit nuk ka pësuar asnjë humbje duke shënuar ngritje të madhe në sukseset e tij. “Jam i përgaditur mjaft mirë dhe pres fitoren e radhës. E kemi studijuar mirë skocezin së bashku me trenerin tim, dhe kam rrespekt për kundërshtarin” deklaroi Tatli për Kosovaboxing.org.

Ditë më parë Tatli kishte marr një ofertë  për një duel në Itali për titullin e kampionit evropian, versionet EBU-EU,  kundër Luka Marasco për 22 Prill. “Kam pasur ofertë për titull të evropës dhe të bashkimit evropian, por biseduam me menagjerin dhe e refuzuam. Arsyeja ka qenë kjo … Unë kam karrierën përpara dhe titujt do të vijnë në të ardhmen. Nuk më ngutet asgjë” theksoi Tatli për redaksinë tonë.

Dueli Tatli dhe Stuart do të jetë parameç i duelit për titullin vakant për kampion të Evropës, ndërmjet Amin Asikainen dhe Piotr Wilczewski në kategorinë super të mesme. Promoteri Pekka Maki ka krijuar një grup të sukseshëm prej disa boksierve mjaft cilësor, si Robert Helenius, Amin Asikainen, Niko Jokkinen, Edis Tatli etj,  që gjithashtu e ka avancuar mjaft shumë boksin profesionist në Finlandë.

Artan Vërbica
2 Mars 2011

2 thoughts on “Tatli i gatshëm për kampionin e Skocisë

  1. Me vjen mire qe Tatli tani bokson me Skocisin , dhe me vjen mire ne deklaraten e ti qe thote se ardhmeria eshte te ai dhe nuk i ngutet per titull kaq shpejt, deklarat shume me mend.
    Vetem i deshiroj suksese dhe mund te them se e bene nje boks shume te mire dhe te shkolluar, dhe shpresoj se do te jete kampion se shpejti.

  2. Edisi eshte nje boxer me fame te madhe, eshte nje bashkatdhetar i yni i cili na ka entuziazmuar edhe neve ne maqet e tija, andaj jemi te bindur si tifoz te Edisit se do te ja dal edhe kesaj radhe qe neve te na gezoj, me punen e tij shembullore dhe ustallekun e tij profesinal .Neser jemi aty dhe do te brohorisim derisa te na shterret zeri ,vetem perpara Edis jemi me ty edhe ne dhe te dojm pamasë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.