RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Dështon ricaktimi i meçit Krasniqi dhe Banks me 16 Prill !

2 min read

Meçi ndërmjet Luan Krasniqit dhe kampionit NABF Jonathon Banks që ishte planifikuar të ricaktohet për 16 Prill, nuk do të ndodh në Ludwigsburg Arena, lajmëron përfaqësuesi medial i “Klitschko Management Group”, Klaus-Peter Dittrich për Kosovaboxing.org. Krasniqit nuk i kanë mjaftuar disa ditë rikuperimi për të filluar sërish stërvitjet që ky duel të ndodh me këtë datë. Problem tjetër është edhe TV RTL ku gjatë kësaj periudhe do të jetë mjaft i zënë dhe poashtu organizatori “Klitschko Management Group” do të ketë të vështirë pasi ata organizojnë me 19 Mars, duelin Vitali Klitschko kundër Odlianer Fonte Solis dhe me 30 Prill, duelin tjetër Wladimir Klitschko kundër Dereck Chisorra. “Alternativë tjetër mund të jetë data me 7 Maj, por kjo duket shumë pak e mundur, por gjasat reale mund të jenë që ky duel të ndodh gjatë verës ose pas pushimeve verore” thekson Ditrich për redaksinë tonë.  

“Dua të jam i përgaditur maksimalisht dhe kam nevoj për stërvitje më tepër. Një duel para muajit Maj nuk është e mundur” thekson Krasniqi.

“Unë isha i gatshëm për 26 Shkurt dhe prapë për 16 Prill, po siç duket Krasniqi qenka shumë i sëmurë. Do të ndeshem me te kur të jetë gati. Jam duke shikuar përpara për këtë duel dhe do të jem në dispozicioin e tij, kur të jetë ai gati” thekson Banks.

“Ajo që është shumë e keqe është se meçi sërish u shty dhe jemi të zhgënjyer të gjithë, por ndoshta askush më shumë se Krasniqi dhe Banks. Do të shikojmë të vëjmë një datë të re ku do ti përshtaten të gjithëve” theksoi menagjeri i K2, Tom Loeffler.

 E faleminderojmë përfaqësuesin medial të “Klitschko Management Group”, Klaus-Peter Dittrich për informacionin e dhënë dhe për deklaratat.

 Artan Vërbica
3 Mars 2011

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.