RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Hesdy Gerges do të mbron titullin kundër Daniel Ghita

2 min read

Me 6 mars 2011 në Amsterdam të Holandës, Hesdy Gerges do te mbron titullin Europian “It’s Show Time” kundër Daniel Ghitas. Për Hesdy Gerges, K-1 finalistin i 2010, kjo do të jetë një sfidë e radhës pasi që këtë titull do të mbroj për herë të tretë. Titullin “I`ts Show Time” e rrëmbeu vitin e kaluar kur mposhti kick-boxierin e famshëm Badr Hari.

Daniel Ghita ka mposhtur disa emra të mëdhenjë si Errol Zimerman Freddy Kemayo etj. Ky meç nuk ka qenë i sigurt që do te mbahet, pasi që muajin i kaluar nuk ishte edhe aq i mirë për Gerges , pasi që ishte arrestuar në një përfshierje me një rrjet droge prej 128 kg, por më pastaj u lirua.

Parameç do te jetë edhe Wendel Roche kundër Danyo Ilunga për një titull të ri “Max 95kg Title”. Kjo luftë do të jetë për titullin vakant të këtij brezi të ri.. Ndërkohë redaksia jonë Kosovaboxing.org zhvilloi një bisedë me Wendel Roche, ku tregoi për synimet e këtij dueli dhe ambiciet për të ardhmen. “Meçin do t`a përfundoj para kohe me KO” tha Wendel Roche. Ndërsa për duelin e radhës që Wendel do të ketë me Gokhan Saki në gjysmëfinalen e turneut “Ultimate Glory 2010 Second Round” theksoi : “Unë gjithësesi do ta fitoj edhe atë titull” theksoi Roche. Pastaj pyetja e radhës ishte, se pse meçi ishte shtyer për datën 19 Mars ? “Nuk e di, unë isha i përgaditur maksimalisht, ju duhet ti drejtoheni me këtë pyetje ekipit Golden Glory” theksoi Roche.

Wendel foli edhe për kick-boxierët tanë, si Kreshnik Rrustemi, Azem Maksutaj dhe Xhavit Bajrami :”Unë e njof mjaft mire Rrustemin si pjesë e ekipit “I`ts Show Time” dhe është luftëtar mjaft i mirë. Shqiptarët janë shumë të mirë në këtë sport, i njof mjaft mire edhe Azem Maksutaj dhe Xhavit Bajrami. Te dy kanë pasur suksese në kick-box” than ë fund Wendel Roche për Kosovaboxing.org.

E përgaditi dhe bisedoi me Wendel Roche, analisti ynë Armend Fetahu me 28 Shkurt 2011.
 
 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.