Krasniqi dhe Banks me 16 Prill ?
1 min readDueli i anuluar javën e kaluar mes Luan Krasniqit dhe Jonathon Banks është shumë afër të përcaktohet një datë e re. Organizatori i kësaj ndeshje “K2 Promotion” parashikon që ky duel të ndodh me 16 Prill në Ludwigsburg, bëjnë të ditur bashkëpuntorët e afërt të Kosovaboxing.org. Ky është një lajm mjaft i mirë për të gjithë simpatizuesit tanë, të cilët e kanë pritur me shumë interes këtë duel. Në ditët e ardhshme do të kuptohet më shumë rreth datës së re.
Kosovaboxing.org
24 Shkurt 2011