RTK

RTKLive
5 Tetor, 2024

Më shumë rreth anulimit të meçit Krasniqi dhe Banks

2 min read

Vetëm dy ditë pasi ishte kumtuar anulimi i meçit Luan Krasniqi dhe Jonathon Banks, redaksia jonë Kosovaboxing.org, kontaktoi vëllaun e boksierit tonë që t`ju japim më shumë informacione rreth anulumit të duelit. “Luani ishte ftofur 10 ditë më parë nga një grip, dhe kemi pushuar disa ditë, për ti vazhduar më pastaj stërvitjet, por para tre ditëve Luanit sërish i përsëritet gripi ku merr edhe ftofje të thellë të sinusëve, gjë që ishte e pamundur të zhvillojmë duelin e paraparë me 26 Shkurt. Mjekët dhe gjithë stafi ynë na sygjeruan të mos rrezikojmë” tregon vëllau i Luan Krasniqit, dhe pjesë e stafit të tij, Agimi për Kosovaboxing.org.

“Kemi pritur shumë për rikthimin e Luanit, por ndodhi kjo që nuk e pritëm dhe nuk deshëm të rrezikojmë asgjë. Presim që gjatë ditëve të ardhshme të ulemi me organizatorin “Klitschko Management Group” dhe të përcaktojmë një datë të re. Do të presim që ky dimër të kaloj dhe të riaftësohemi plotësisht. Besoj se dueli do të ndodh në muajin Prill apo Maj” theksoi Agimi.

Agim Krasniqi shpreh keqardhje në emër të tij dhe në emër të Luan Krasniqit për anulimin, mirëpo nuk kanë dasht ti zhgënjejnë adhuruesit. “Më vjen shumë keq që ndodhi kjo gjë, por ishte e pamundur të realizohej ky duel. Nuk kemi dasht ti zhgënjejmë adhuruesit tonë. Gjithësesi do të kthehemi të përgaditur 100%, dhe me fitore” tha në fund Agim Krasniqi.

Faleminderojmë Agim Krasniqin për deklaratën e tij ekskluzive për redaksinë tonë dhe adhuruesit e Luan Krasniqit.

Foto : Kosovaboxing.org

Artan Vërbica
21 Shkurt 2011

3 thoughts on “Më shumë rreth anulimit të meçit Krasniqi dhe Banks

  1. Ne radh te pare sherim te shpejt per Luanin tone, e keto gjera ne boks edhe ndodhin , une besoj se nuk eshte koha qe Luani te rrezikoj pasi qe ne presim me pa durim paraqitjen e ti ne ring edhe normal me padurim edhe fitoren e ti. Ka shum adhurues qe edhe nga nervoza mund te flasim po ketu behet fjal per nje bokser te peshave te renda edhe per Luanin eshte shum e rendsishme fitorja.
    vetem perpara Luan te gjithe me ty.

  2. Se pari duhet Luani ti kaloj gripi, se normal ne e kuptojm kur eshte njeriu i semuer. Aj sun te dal ne ring por sa ti kaloj aj duhet edhe nje here me dal edhe meju tregu botes se ne shqiptaret nuk dorzohemi aq leht, Si Skenderbeu ne kohen e vet Luani edhe i kah pamja i perngjan pak a shum te madhit Gjergj Kastriotit Skenderbeut , tung klm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.