RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Keta shënon fitore, ndërsa Dobroshi pëson humbjen e parë

1 min read

Porsche Arena, Stuttgard, Gjermani, 19 Shkurt 2011 – Dy boksierët tanë Gjetan Keta dhe Petrit Dobroshi kanë zhvilluar duelet e tyre të radhës. Të dytë u paraqiten në parameç të meçit Felix Sturm dhe Ronald Hearns. Keta arriti fitore ndërsa Dobroshi pësoi humbjen e parë në karrierë. Gjetan Keta 9-1-0 (8 KO)  për undërshtar pat boksierin gjerman Viktor Dick 13-12-0 (5 KO) të cilën e mposhti me ndërprerje në raund të pestë, ndërsa Petrit Dobroshi 11-1-2 (2 KO) pësoi humbjen e parë në karrierë nga gjermani Mounir Toumi 5-7-0 (3 KO) me ndërprerje në raund të katërt. Keta është rikthyer vitin e kaluar në boksin profesionist dhe ka shënuar progres të madh, ndërsa Dobroshi akoma ka problem me dorën e tij të cilën e ka operuar tre herë dhe kjo humbje mund t`a shtyn atë të penzionohet para kohe. Dobroshi ka qenë talenti më i madh në boksin profesionist në Gjermani para disa vitesh, por dëmtimi e ka bërë të veten dha ka ngec këtu ku është sot. Ndërkohë Felix Sturm ka mbrojtur sërish titullin e kampionit botëror ndaj amerikanit Ronald Hearns me TKO 7. Ky ishte njëherit njëri ndër duelet më të bukura të tij në karrierën e tij shumë vjeçare.

Foto : Boxing.de

Kosovaboxing.org
20 Shkurt 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.