RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Anulohet meçi Krasniqi dhe Banks !

1 min read

Lajmi i hidhur për të gjithë adhuruesit e boksit shqiptar. Luan Krasniqi ka marr një ftofje të thellë në sinusa, dhe nuk do të mund të paraqitet për datën e shumë pritur të rikthimit të tij, me 26 Shkurt në Ludwigsburg të Gjermanisë. Lajmin për redaksinë tone dhe deklaratat i bëri të ditur përfaqësuesi medial i “Klitschko Management Group” Klaus Ditrich. Gjatë ditëve të ardhshme do të mësohet më shumë se a do të ketë datë të re, sa i përket këtij dueli të shumë pritur.

 “Jam ekstremisht i zhgënjyer dhe më vjen shumë keq për adhuruesit e mi, por dueli i së shtundes ishte i pamundur” deklaroi Luan Krasniqi.

Jonathon Banks kishte planifikuar sot fluturimin për në Gjermani, por ai mori lajmin dhe nuk erdhi, siç kishte paraparë. “Kam qenë mjaft i koncetruar për këtë meç, si dueli kryesor nga televizioni RTL. Shpresoj meçi do të ricaktohet” deklaroi Jonathon Banks.

Promotori i Jonathon Banks, Tom Loefller nga “K2 Promotion” deklaroi : “Kjo ka qenë një rast i mire për Banks, ti tregoj vlerat e tij në një show të madh kundër veteranit Luan Krasniqi. Shumë adhurues të boksit kanë qenë të interesuar të shohin këtë përballje në Gjermani”.

 Artan Vërbica
19 Shkurt 2011

1 thought on “Anulohet meçi Krasniqi dhe Banks !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.