RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Tarver fiton duelin e parë në kategorinë e rënd

1 min read

Buffalo Run Casino, Oklahoma, SHBA, 15 Tetor 2010 – Antonio Tarver 28-6 (19 KO) është rikthyer me fitore ndaj Nagy Aguilera 16-5-0 (11 KO) .  Tarver me sukses zhvilloi duelin e parë në kategorinë e rënd duke fituar me vendim unanim pas dhjetë raundeve. Tarver pësoi një lëndim në raundet e para në krahun e majtë por kjo nuk e pengoi që ai të dominoj luftën. Tarver ishte në çdo raund më efektiv dhe tregoi boks mjaft cilësor ndërsa Aguilera ishte i rrëzikshëm vetem në raundin e dhjetë. Të tre gjyqëtarët e vlerësuan me 98-92 për Tarver. Pas kësaj fitore nuk dihet se Tarver do të vazhdon të boksoj në kategorinë e rënd apo do të kthehet në divisionin e gjysmë të rënd. Katër herë kampioni i botës Tarver ka synim që të sfidoj edhe titullin e kampionit të botës në kategorinë e rënd.

Artan Vërbica
16 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.