Sopa dhe Përvizaj arrijnë në çerekfinale
1 min readBaku, Azerbejxhan, 21 qershor 2015 – Kastriot Sopa dhe Albon Pervizaj kanë fituar përballjet e tyre duke kaluar në çerekfinale. Të dy boksierët triumfuan me vendim unanim pas tre raundeve.
Sopa përball kishte boksierin nga Gjeorgjia, Irakli Melikishvili. Ai e filloi mirë duke fituar raundin e parë. Në raundin e dytë sërish demonstroi të njejtën luftë duke e fituar edhe këtë raund. Në raundin e tretë ishte diç më i dobët ku humbi këtë raund, por të tre gjyqëtarët fitoren e vlerësuan për Sopen me 29-28. Sopa në çerekfinale do të takohet me irlandezin Dean Walsh. Ky duel do të zhvillohet me 23 qershor.
Pervizaj poashtu tregoi performancë të denjë ndaj danezit, Jim Hessenteufel Andreasen duke e mposhtur dy me një me raunde. Pervizaj e fitoi raundin e parë, ndërsa që danezi Andreasen ishte më i mirë në raundin e dytë duke e bërë meçin edhe më interesant sa i përket fituesit. Raundi i tretë ishte përcaktues, ku Pervizaj tregoi karrakterin e tij duke fituar raundin dhe meçin. Tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e Pervizaj me 29 me 28. Pervizaj pas dy ditësh me 23 qershor do të takohet me rusin Sadam Magomedev.
Artan Vërbica
21 qershor 2015