RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Nimani i revanshohet Mancinit

1 min read

Nimani, vetëm një hap afër medaljes

Azize Nimani vs. Delphine Mancini 2Baku, 20 qershor 2015 – Azize Nimani ka fituar përballjen me françezën Delphine Mancini në të tetën e finalës së Lojrave Evropiane që po mbahen në Baku të Azerbejxhanit. Me këtë fitore Nimani dëshmoi padrejtësinë që i është bërë në vitin 2013 kur asaj iu mohua fitorja ndaj Delphine Mancini në kampionatin botëror në Keszthely të Hungarisë. Dhe sot Nimani u dëshmua duke siguruar çerekifinalen dhe Azize Nimani vs. Delphine Mancini 1Azize Nimani vs. Delphine Mancini 3është vetëm një hap larg medalejës së vlefshme të Lojrave Evropiane.

Nimani filloi mirë meçin ku në raundin e parë dhe të dytë ishte bindshëm më e mirë. Në raundin e tretë ishte diç më jo efikase ku Mancinin dy gjyqëtarë e vlerësuan më të mirë, ndërsa njëri Nimanin. I njejtë ishte edhe raundi i katërt ku dy gjyqëtarë e vlerësuan fituese të raundit Mancinin, ndërsa njëra Nimanin. Por, në fund në mbledhjen e pikëve Nimani doli fituese me rezultat 2 me 0 (39-37 dhe 39-37) ndërsa njëri me barazim (38-38).

Nimani në çerekfinale do të takohet me romunen Ilia Coroli ku konsiderohet favorite. Dueli Nimani dhe Coroli do të zhvillohet me 23 qershor.

Artan Vërbica
20 qershor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.