Andre Ward rikthehet me fitore pas 18 muajve
2 min readOracle Arena, Oakland, California, 20 qershor 2015 – Mbreti i kategorisë super të mesme, Andre Ward është rikthyer fuqishëm pas 18-muajve pushimi. Ward mposhti britanikun Paul Smith me ndërprerje në raund të nëntë. Me këtë fitore ai dëshmoi se është akoma ai i vjetri duke treguar performancë të shkëlqyeshme, dhe pushimi i gjatë nuk kishte lënë asnjë gjurmë tek ai.
Arsyeja pse Ward qëndroi larg ringut për shumë kohë ishte mosmarrëveshje kontraktuale me ish promotor Dan Goosen, i cili vdiq në shtator 2014.
Amerikani dominoi meçin që nga fillimi. Ai pati rast të mirë ta nakautoj Smithin në raund të parë, por që në vazhdim nga raundi i dytë ishte i kujdesshëm dhe triumfoi sigurtë. “Unë pata ndoshta mundësinë të fitoj qysh në raundet e para, por trajneri me sygjeroi dhe kërkoi nga unë kujdes dhe siguri, dhe unë e ndëgjova dhe boksova me kujdes” tha Ward për mediumet botërore pas meçit.
Ward nga raundi në raund mbajti kontrollën, ndërsa që në raundin e shtatë e dëmtoi rënd britanikun duke e gjakosur, çka edhe erdhi përfundimi në raund të nëntë ku Smith ishte seriozisht i lënduar, deri sa gjyqëtari Joe Gallagher përmbylli meçin. Sipas vlerësimit të gjyqëtarëve Ward fitoi çdo raund deri te përfundimi.
Me këtë fitore Ward shënoi një tjetër rekord, ai akoma mbetet i pamposhtur me bilanc prej 28-0 (15 KO). Ndërsa Smith pësoi humbjen e gjashtë në karrierë, karshi 35 fitoreve (20 KO).
Artan Vërbica
22 qershor 2015