RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Skandaloze: Eliminohet Xhoxhaj pa meritë

2 min read

Armend XhoxhajBaku, Azerbejxhan, 22 qershor 2015 – Armend Xhoxhaj ka humbur përballjen me ukrainasin Oleksandr Khyzhnijak në çerekfinale të Lojrave Evropiane. E themi humbjen sepse ashtu e gjykuan gjyqëtarët kundër boksierit tonë i cili ishte më i mirë në raundin e dytë dhe të tretë.

Dueli filloi në të mirë të ish-kampionit të botës për të rinjë nga “Yereven – Armenia 2012”, Oleksandr Khyzhnijak, i cili ishte më i mirë në raund të parë. Në raundin e dytë Xhoxhaj bëri rikthimin dhe barazpeshoi meçin duke barazuar rezultatin dhe duke e bërë të hapur duelin sa i përket fituesit. Në raundin e tretë sërish ishte Xhoxhaj që tregoi më shumë dhe ishim të bindur se fitorja dhe boksieri ynë do të fiton medaljen e parë për Kosovën në Lojrat Evropiane. Por, ndodhi ajo që se pritëm, fitorja iu dhurua ukrainasit Oleksandr Khyzhnijak. 

Ishin dy gjyqëtarët kundër boksierit tonë, italiani Maria Rizzardo dhe filipinezi Dante De Castro që nuk ishin në nivel të gjykimit. Rizzardo e vlerësoi 29-28 dhe De Castro 30-27 për Khyzhnijak. Ndërsa vetëm gjyqëtari nga Tunesia, Mohamed Braham ishte real duke e vlerësuar fitoren e Xhoxhaj me 29-28.

Si do që të jetë Xhoxhaj duhet të jetë krenar me paraqitjen e tij dhe prezentimin. Ai duhet të përgatitet për Kampionatin Evropian që do të mbahen nga 6 gushti deri më 24 gusht që do të mbahen në Sofje të Bullgarisë. Ndërsa që përcaktuese për të fituar të drejtën për pjesëmarrje në Lojrat Olimpike vitin e ardhshëm në Rio De Janiero do të jetë kampionati botëror i cili do të mbahet ka fundi i vitit.

Artan Vërbica
22 qershor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.